Në Festivalin e Filmit në Sarajevë këtë vit do të garojnë 47 filma
Në 4 kategori gjithsej 47 filma do të garojnë për të fituar çmimin e festivalit të quajtur "Zemra e Sarajevës"

Sarajevë
Në Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF) që do të mbahet më 13-20 gusht këtë vit në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të garojnë 47 filma, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga SFF, që këtë vit do t'i hap dyert për adhuruesit e filmit për të 27-tën herë, thuhet se në 4 kategori gjithsej 47 filma do të garojnë për të fituar çmimin e festivalit të quajtur "Zemra e Sarajevës".
Në kategorinë e "filmit artistik" do të marrin pjesë 9 filma, ndërsa në kategorinë e "filmit të shkurtër" 10, në kategorinë e "filmit dokumentar" 16, si dhe në kategorinë e "filmave të nxënësve" 12. Nga ana tjetër në festival 18 filma do ta bëjnë premierën botërore, kurse 3 filma ndërkombëtare, 1 evropiane, 24 rajonale dhe një film premierë në Bosnjë Hercegovinë.
Në kategorinë e filmave artistik do të garojnë filmat "The Elegy of Laurel", "Things Worth Weeping For", "Bebia, a mon seul desir", "The Hill Where Lionesses Roar", "Celts", "Moon, 66 Questions", "Murina", "Looking for Venera" dhe "Great Freedom".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.