Kulturë

Meksikë, një qytet ndërtohet me kontejnerë të ricikluar

Qyteti i Kontejnerëve ndodhet rreth dy orë nga Mexico City, në Cholula.

Ajdin Aliji  | 03.08.2025 - Përdıtësım : 05.08.2025
Meksikë, një qytet ndërtohet me kontejnerë të ricikluar Foto: Narciso Contreras/AA

Shkup

Në Cholula të Meksikës, arkitekti Gabriel Esper Caram ka projektuar “Qytetin e Kontejnerëve”, duke përdorur kontejnerë transporti të ricikluar për të krijuar oborre, rrugë dhe rrugica, raporton Anadolu.

Projekti synon të ofrojë një mjedis unik dhe kulturor duke pritur restorante, galeri dhe dyqane.

Qyteti i Kontejnerëve ndodhet rreth dy orë nga Mexico City, në Cholula, dhe përbëhet nga rreth 50 kontejnerë standardë transporti.

Zhvilluesit morën 4.500 metra katrorë hapësirë dhe i vendosën kontejnerët, duke i grumbulluar për të krijuar oborre, rrugica dhe rrugë.

Kontejnerët u lyen më pas me ngjyra të ndezura dhe u pajisën me ndriçim, kuzhina, zona ngrënieje dhe më shumë.

Madje ka edhe një zonë të hapur publike me tavolina ping-pongu, ku njerëzit mund të shkojnë dhe të kalojnë kohë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın