Kulturë

Me premierën e filmit "Të vdekurit nuk vdesin" hapet festivali i 72-të në Kanë

Me jurinë e edicionit të 72-të të festivalit të Kanës, kryeson regjisori i njohur meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu, fitues i çmimit prestigjioz Oskar për filmat "Kthimi" dhe "Birdman"

Yusuf Özcan   | 15.05.2019
Me premierën e filmit "Të vdekurit nuk vdesin" hapet festivali i 72-të në Kanë ( Mustafa Yalçın - Anadolu Agency )

Kanë

Me premierën e filmit "Të vdekurit nuk vdesin" (The Dead don’t die) nga regjisori amerikan Jim Jarmusch të martën është hapur festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë i cili këtë vit po mban edicionin e 72-të, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë së hapjes së festivalit, stafi i filmin "Të vdekurit nuk vdesin", së bashku me regjisorin Jarmusch, parakaluan në tapetin e kuq të festivalit të Kanës, pas çka dhe vijoi premiera e filmit.

Me jurinë e edicionit të 72-të të festivalit të Kanës kryeson regjisori i njohur meksikan Alejandro Gonzalez Inarritu, fitues i çmimit prestigjioz Oskar për filmat "Kthimi" dhe "Birdman". Festivali i sivjemë do të zgjasë deri më 25 maj.

Përveç presidentit Inarritu, jurinë e përbëjnë edhe aktorja e re 21 vjeçare Elle Fanning, aktorja franceze me prejardhje nga Guinea, Maimouna N'Diaye, regjisori amerikan Kelly Reichard, regjisori polak Pawel Pawlikowski, skenaristi francez, autor i stripave komik Enki Bilal, regjisori dhe skenariti francez Robin Cambillo, autorja italiane Alice Rohrwacher dhe autori grek Yorgos Lanthimos.

Festivali i cili zë një vend të rëndësishëm në kinematografinë botërore, do të mbyllet me ndarjen e çmimit kryesor “Pallma e Artë”, për të cilën në konkurrencë janë 21 filma.

Filmat dhe skenaristët që janë në garë për çmimin “Pallma e Artë”:

"The Dead Don't Die" (Jim Jarmusch), "Douleur et gloire" (Pedro Almodovar), "Il Traditore" (Marco Bellochio), "The Wild Goose Lake" (Diao Yinan), "Parasite" )Bong Joon Ho), "Le jeune Ahmed" (Jean-Pierre i Luc Dardenne), "Roubaix, une lumiere" (Arnaud Desplechin), "Atlantique" (Mati Diop), "Mathias et Maxime" (Xavier Dolan), "Little Joe" (Jessica Hausner), "Mektoub My Love: Intermezzo" (Abdellatif Kechiche), "Sorry we missed you" (Ken Loach), "Les miserables" (Ladj Ly), "A Hidden Life" (Terence Malick), "Bacurau" (Kleber Mendonca Filho i Juliano Dornelles), "La Gomera" (Corneliu Porumboiu), "Frankie" (Ira Sachs), "Portrait de la jeune fille en feu" (Celine Sciamma), "It must be heaven" (Elia Suleiman), "Once Upon A Time In Hollywood" (Quentin Tarantino) dhe "Sybil" (Justine Triet).

Për të ndjekur zhvillimet e festivalit janë akredituar mbi 4.000 gazetarë nga 90 vende ndërsa pritet që festivali të vizitohet nga rreth 200.000 njerëz gjatë 12 ditëve të mbajtjes së tij.

Gjatë festivalit do të merren masa të sigurisë së lartë, me 700 anëtarë të forcave të sigurisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın