Kulturë

Mbi 240 mijë turistë vizituan Pamukkale-n në 4 muajt e parë të vitit

E ndodhur në mesin e destinacioneve më të rëndësishme të turizmit në Turqi dhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Pamukkale vazhdon të presë turistët e saj

05.05.2022 - Përdıtësım : 06.05.2022
Mbi 240 mijë turistë vizituan Pamukkale-n në 4 muajt e parë të vitit

Pamukkale, qendra e preferuar turistike në qytetin Denizli të Turqisë, në 4 muajt e parë të vitit u vizitua nga mbi 240 mijë turistë të huaj dhe vendas.

E ndodhur në mesin e destinacioneve më të rëndësishme të turizmit në Turqi dhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Pamukkale vazhdon të presë turistët e saj.

Me pasuritë kulturore dhe historike, Pamukkale tërheq vizitorët e saj të ardhur nga e gjithë bota dhe u ofron atyre të shikojnë bukuritë e saj këtu.

Vizitorët mund të ecin mbi travetat e bardha dhe nëpër rrënojat historike si dhe të shijojnë pishinën antike të njohur si "Pishina e Kleopatrës" e cila në katër stinët e vitit ka një temperaturë prej 36 gradë Celsius.

Edhe balonat dhe parashutat (paragliding) në rajon ofrojnë gjithashtu mundësinë për të parë pamjen unike nga qielli.

Në vitin 2020 në periudhën 1 janar - 18 mars Pamukkale u vizitua nga 151.286 persona. Ndërkohë hyrjet në Pamukkale u mbyllën nga 19 mars-1 qershor për shkak të pandemisë.

Ndërsa vitin e kaluar në periudhën 1 janar-30 prill, Pamukkale-n e vizituan 100.145 persona.

Në periudhën e njëjtë të këtij viti në Pamukkale erdhën 240.883 turistë. Që nga 30 prilli kur filluan pushimet për festën e Fitër Bajramit e deri më 4 maj rajoni u vizitua nga 34.220 njerëz.

"Do të arrijmë me lehtësi objektivin"

Gazi Murat Şen, kryetari i Shoqatës së Operatorëve dhe Hoteleve Turistike në Denizli (DENTUROD) në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se numri i vizitorëve këtë vit i ka lumturuar sipërmarrësit turistikë.

Ai thekson se deri në fund të vitit synojnë të arrijnë në 2 milionë turistë.

"Besojmë se do të arrijmë me lehtësi këtë objektiv. Kryesisht kemi akomoduar turistë nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Largët. Aktualisht kanë filluar të vijnë edhe turistët nga Evropa. Këtë vit në Pamukkale do të kalojmë një sezon të ngjashëm me vitin 2019. Shpresojmë se mund të arrijmë mbi shifrat e vitit 2019", tha Şen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Z
Bu haberi paylaşın