Libraria me mbi 30 mijë libra të përdorur në Seul, atraksion për libërdashësit
Adhuruesit e librit në kryeqytetin korean shpesh e vizitojnë këtë vend duke kaluar momente të këndshme në mesin e librave të shumtë
Shkup
Një librari me më shumë se 30.000 libra të përdorur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tërheq vëmendjen e adhuruesve të librit, raporton Anadolu.
Në këtë librari gjenden libra të kategorive të ndryshme të cilat mund të blihen ose lexohen aty pranë nga vizitorët.
Në mesin e këtyre dhjetëra mijëra librave, përveç në gjuhën koreane, mund të gjenden libra edhe në gjuhën turke, gjermane, angleze, japoneze dhe spanjolle.
Adhuruesit e librit në kryeqytetin korean shpesh e vizitojnë këtë vend duke kaluar momente të këndshme në mesin e librave të shumtë, ndërsa disa edhe i blejnë ato me çmime më të volitshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
