Kulturë

Kosovë, fillon Festivali Ndërkombëtar Zgjimi me Art

Gjatë festivalit për disa ditë në qytete të ndryshme të Kosovës do të organizohen evenimente të ndryshme kulturore

Eren Beksaç,Furkan Abdula   | 23.06.2019
Kosovë, fillon Festivali Ndërkombëtar Zgjimi me Art ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prishtinë

Në Prizren të Kosovës ka filluar Festivali i 17-të Ndërkombëtar Zgjimi me Art, me koncertin e "Yjet e Operës të TÜRKSOY", raporton Anadolu Agency (AA).

Në evenimentin hapës të festivalit ishin të pranishëm ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yağcılar, Kryekonsullja e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya, Koordinatori i Projektit për Ballkanin i Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY), Fatih Aliyi, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, Kryetari i Bordit të Organizimit të Festivalit Ethem Baymak si dhe të ftuar të tjerë.

Yağcılar, në fjalimin e tij para të pranishmëve, duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e kulturës dhe artit për të mbajtur një shoqëri të gjallë, tha se do të vazhdojnë mbështetjet e tyre për kulturën dhe artin.

Ndërsa Aliyi, në deklaratën për AA tha se, qyteti i Prizrenit është qytet i rëndësishëm për botën turke.

Ai theksoi se TÜRKSOY çdo herë ka mbështetur festivalet të cilat mundësojnë mbijetesën e kulturës turke. "Për herë të parë organizojmë koncert në Ballkan me temë 'Ditët e Operës' për të promovuar kulturën turke. Në festivalin Zgjimi me Art marim pjesë me 5 artistë nga Kazakistani, Kirgistani, Turkmenistani, Turqia dhe Kosova", u shpreh ai.

Baymak, nga ana e tij tha se synimi i tyre është që të përqafojnë intelektualët në Prizren dhe përvojën e fituar t'ja transferojnë gjeneratave të reja.

"Është e këndshme që koncerti organizohet në Hamamin historik Gazi Mehmet Pasha që pasqyron kulturën turke", tha nga ana tjetër artistja turke e operës Demet Gürhan.

Në kuadër të festivalit në Hamamin historik Gazi Mehmet Pasa gjithashtu u hap edhe ekspozita e Gabriele Schaffartzik nga Gjermania dhe Olga Eren nga Kazakistani.

Gjatë festivalit që do të zgjas 6 ditë në qytete të ndryshme të Kosovës do të organizohen evenimente të ndryshme kulturore dhe të artit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın