Kulturë

I riu sirian promovon seriale turke dhe lidhje më të forta me botën arabe

Atributi pjesërisht i takon një grupi të vogël përthkyesish të përkushtuar ditë e natë në përpjekje për ta kthyer gjuhën turke në gjuhën arabe, e cila më pas përdoret në dublim

Handan Kazancı  | 07.10.2020 - Përdıtësım : 07.10.2020
I riu sirian promovon seriale turke dhe lidhje më të forta me botën arabe

Stamboll

Përderisa lidhjet midis turqve dhe arabëve ekzistojnë me shekuj, popullariteti masiv i serialeve turke në botën arabe po i afron këto dy popuj në mënyra të reja.

Atributi pjesërisht i takon një grupi të vogël përthkyesish të përkushtuar ditë e natë në përpjekje për ta kthyer gjuhën turke në gjuhën arabe, e cila më pas përdoret në dublim.

24-vjeçari Ali Mahmoud Al Suleiman, një i ri turko-sirian që jeton në Liban, është anëtar i këtij grupi elitar. Ai filloi të përthkente produksionet turke në gjuhën arabe tre vite më parë.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Suleiman tregoi se ka përthkyer shumë drama popullore historike osmane, përfshirë ato më të famshmet si "Diriliş: Ertuğrul" (Ringjallja: Ertuğrul) dhe "Payitaht: Abdülhamid" (Perandori i Fundit).

Gjatë dekadës së fundit, serialet turke kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në shumë vende të largëta në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Azinë e Jugut.

Më i popullarizuara prej tyre është "Ertuğrul", i cili transmetohet në më shumë se 100 vende dhe ka tërhequr mbi një miliardë shikues.

Nga amator tani punon profesionalisht

Suleiman, i cili lindi në Stamboll nga një nënë turke dhe një baba sirian, fillimisht përthkente pa pagesë shfaqjet e tij të preferuara në gjuhën arabe, pasi dëshironte që miqtë dhe familja e tij arabe t'i shijonin ato ashtu si ai.

Por tani ai e bën këtë punë profesionalisht. Ai punon për ambasadën turke në Liban si përthkyes, është i lidhur me një portal argëtimi online dhe po ashtu shkruan kolumna.

"Unë i përthkej serialet turke në gjuhën arabe, veçanërisht ato historike, sepse ka gjëra që i bashkojnë arabët dhe turqit, si feja dhe kultura", thotë Suleiman.

Ai theksoi se e sheh Turqinë si vend të tij të dytë dhe e don atë. Ai po ashtu i inkurajoi njerëzit të vizitojnë këtë vend të bukur.

"Turqia gjithmonë ka zgjedhur anën e të vërtetës dhe drejtësisë duke qëndruar përkrah të shtypurve, veçanërisht për çështjen palestineze dhe revolucionare siriane në vitin 2011", thotë ai.

Suleiman për shkollim jetoi në Damask të Sirisë dhe në Tripoli të Libanit para se të kthehej në Stamboll për të studiuar letërsinë turke, një qytet që ai e vlerëson si "pika e takimit të kulturave dhe civilizimit".

"Unë inkurajoj lidhje njerëzore midis arabëve dhe turqve, kam shumë miq turq që i dua dhe më duan mua", u shpreh ai.

Suleiman ka frikë nga ndalimet e dramave turke në disa vende arabe, si në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite për shkak të tensioneve të vazhdueshme politike, por thotë se kjo nuk do t'i largojë admiruesit arabë nga shikimi i produksioneve turke.

Edhe atje ku ka censurë zyrtare, shpjegoi ai, "ka portale ku mund të arrihen dramat turke".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.