Fshati Thuy Xuan në Vietnam, ku vazhdon tradita 700-vjeçare e prodhimit të temjanit
Dikur fshati Thuy Xuan prodhonte temjan për pallatet mbretërore dhe banorët vendas ndërsa tani është bërë destinacion popullor si për vizitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj

Shkup
I vendosur në provincën Thua Thien Hue në Vietnamin qendror, "fshati i temjanit" Thuy Xuan vazhdon prodhimin e tij tradicional të temjanit me mbi 700 vjet histori, raporton Anadolu.
Dikur fshati Thuy Xuan prodhonte temjan për pallatet mbretërore dhe banorët vendas ndërsa tani është bërë destinacion popullor si për vizitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj.
Temjani, i përgatitur me përbërës natyralë si druri i agarit, kanella, karafil dhe rrëshirë pishe, dallohet për aromën e tij të pastër, pa aditivë kimikë. Përzierja natyrale, e aplikuar pas tharjes në diell të drunjve bambusë, përgatitet me kujdes për t'u përdorur si në ritualet fetare ashtu edhe në jetën e përditshme.
Buqetat shumëngjyrëshe të formuara nga shkopinjtë e temjanit të lënë për t'u tharë në fshat ngjajnë me një kopsht lulesh, me nuanca të gjelbra, të kuqe, vjollcë dhe të verdhë.
Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë fshatin mund të vëzhgojnë të gjithë procesin e prodhimit, nga tharja në diell e drunjve të bambusë deri te mbështjellja në shkopinj, dhe nëse dëshirojnë, mund të bëjnë edhe temjanin e tyre. Buqetat shumëngjyrëshe të temjanit të lëna për t'u tharë në rrugët e fshatit ofrojnë imazhe unike për fotografët.