Festivali Ndërkombëtar i Grafitit ndryshoi “fytyrën” e një prej rrugëve të Prishtinës
Festivali “Meeting of Styles Kosovo” u mbajt në kuadër të edicionit të 9-të, me temë "Kauza e zgjedhur" (The chosen cause), ku artistët u lanë të lirë të zgjedhin për të ngjyrosur koncepte artistike sipas dëshirës.

Prishtinë
Njëra nga rrugët e reja të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, e njohur si “Rruga B”, është bërë me “fytyrë të re”, pasi shumë artistë të grafitit nga vende të ndryshme të botës ngjyrosën për tri ditë me radhë murale interesante, raporton Anadolu.
Festivali “Meeting of Styles Kosovo” u mbajt në kuadër të edicionit të 9-të, me temë "Kauza e zgjedhur" (The chosen cause), ku artistët u lanë të lirë të zgjedhin për të ngjyrosur koncepte artistike sipas dëshirës.
Fytyra njerëzish, mesazhe paqeje dhe dashurie, me llojshmëri ngjyrash, përfunduan në ditën e tretë të festivalit.
Artistët paraprakisht kishin ndarë metrat katrorë ku do të punonte secili artin e vet.
Pranë murit ku u punua u vendosën kabina për shërbime të ndryshme dhe shitje të gjësendeve që lidhen me festivalin.
Përpos pikturimit të muraleve në festival janë zhvilluar edhe aktivitete për fëmijë, muzikë dhe gara në grafit.
Në festival morën pjesë rreth 100 artistë nga Evropa dhe më gjerë dhe 100 vullnetarë bashkë me stafin, derisa pjesëmarrja për qytetarët ishte pa pagesë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.