Kulturë

Festivali i 8-të i Botës Turke për Gratë dhe Modën mbahet në qytetin Aktau të Kazakistanit

Festivali, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke (TURKSOY), bashkon emra të shquar të artizanatit tradicional dhe modës etnike nga bota turke

Dzihat Aliju  | 02.07.2025 - Përdıtësım : 03.07.2025
Festivali i 8-të i Botës Turke për Gratë dhe Modën mbahet në qytetin Aktau të Kazakistanit Foto: İlkin Eskipehlivan/AA

Shkup

Modelet prezantuan veshje tradicionale turke në kuadër të Festivalit të 8-të të Botës Turke për Gratë dhe Modën në Amfiteatrin Aktau të qytetit Aktau në Kazakistan, raporton Anadolu.

Festivali, i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Kulturës Turke (TURKSOY), bashkon emra të shquar të artizanatit tradicional dhe modës etnike nga bota turke.

Në shfaqjen e veçantë të modës të organizuar si pjesë e ekspozitës, gjatë eventit u ekspozuan veshje të stilistëve nga vende të ndryshme të botës turke, të cilat kombinonin motive tradicionale me stile bashkëkohore.

Xhirimi i katalogut u zhvillua në Kanionin Ibikti, ku bota turke ndante modelet dhe ngjyrat e përbashkëta me shkëmbinjtë e thyer, formacionet gjeologjike në formë ere dhe dritën natyrore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.