Turqia, Kulturë

Festivali i 664-të historik i mundjes fillon në Edirne të Turqisë mes vapës përvëluese

- Garuesit përballen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me kushte sfiduese të motit. Lagështia e lartë nga lumi Tunca aty pranë, e kombinuar me temperaturat përvëluese, shton një shtresë tjetër të vështirësisë në sportin fizikisht të kërkuar

Abdulbesar Ademi  | 04.07.2025 - Përdıtësım : 04.07.2025
Festivali i 664-të historik i mundjes fillon në Edirne të Turqisë mes vapës përvëluese Foto: Gökhan Balcı / AA

Shkup

EDIRNE (AA) - Edicioni i 664-të i festivalit historik të mundjes me vaj ‘Kirkpinar’ ka filluar në provincën veriperëndimore turke Edirne, me mundësit e rinj që hapën ngjarjen tre-ditore, raporton Anadolu.

Gara tradicionale filloi në Sarayiçi, ku 36 pehlivanë (mundës) nga kategoria me të rinjtë (Minik-1) lidhën krahët në përgatitje për ndeshje. Gjithsej 762 mundës, përfshirë 40 bashpehlivanë (krye-mundës) do të garojnë për supremaci gjatë fundjavës.

Këtë vit, garuesit përballen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me kushte sfiduese të motit. Lagështia e lartë nga lumi Tunca aty pranë, e kombinuar me temperaturat përvëluese, shton një shtresë tjetër të vështirësisë në sportin fizikisht të kërkuar.

Me Edirnen që po përjeton nxehtësinë e madhe të verës, mundësit, të lyer me vaj ulliri, do ta ndiejnë edhe më shumë efektin e nxehtësisë për shkak të lodhjes dhe ambientit të hapur të arenës.

Meteorologët parashikojnë temperatura maksimale prej 36 gradë Celsius gjatë ditës së sotme, duke u rritur në 38 gradë Celsius të shtunën gjatë finaleve të bashpehlivanëve dhe 37 gradë Celsius të dielën.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, festivali Kırkpınar e ka origjinën që në shekullin XIV në Rumeli, një rajon ballkanik nën Perandorinë Osmane të hershme. I njohur si një nga festivalet më të vjetra të mundjes në botë, ai përfshin garues të lyer me vaj ulliri, të veshur me pantallona tradicionale prej lëkure të lidhura me litar.

Festivali, i përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore jo-materiale të UNESCO-s tërheq mijëra spektatorë çdo vit, duke festuar forcën, qëndrueshmërinë dhe traditën sportive turke.

Finalet për titullin prestigjioz bashpehlivan do të zhvillohen të shtunën, ndërsa fituesi do të marrë altın brezin e artë të shumëdëshiruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.