Kulturë

Egjipt, ekspozohen artefaktet e nxjerra nga qyteti i fundosur në Mesdhe

Skulpturat, qeramikat dhe bizhuteritë në ekspozitë hedhin dritë mbi qytetërimet që kanë jetuar mijëra vjet më parë në qytetin e fundosur në Mesdhe

Hussien Elkabany, Gülşen Topçu  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
Egjipt, ekspozohen artefaktet e nxjerra nga qyteti i fundosur në Mesdhe Foto: Mohamed Elshahed/AA

Kajro

Përmes një ekspozite të mbajtur në Egjipt, u prezantuan artefaktet e nxjerra nga thellësitë e qytetit të fundosur në Detin Mesdhe, raporton Anadolu.

Ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikiteteve, Sherif Fathy dhe guvernatori i Aleksandrisë, Ahmed Khaled përuruan në Muzeun Kombëtar të Aleksandrisë ekspozitën arkeologjike "Sekretet e qytetit të fundosur".

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, Mohamed Ismail Khaled tha se ekspozita përfshin 86 artefakte të rralla të zbuluara nga vende të ndryshme.

Ekspozita përfshin një koleksion artefaktesh të lëvizshme të nxjerra nga Gjiri i Abukirit në veri të Egjiptit që nga viti 2000 nga Instituti Evropian i Arkeologjisë Nënujore si dhe sendeve të nxjerra nga "Qyteti Mbretëror" i fundosur në portin lindor të Aleksandrisë.

Skulpturat, qeramikat dhe bizhuteritë në ekspozitë hedhin dritë mbi qytetërimet që kanë jetuar mijëra vjet më parë në qytetin e fundosur në Mesdhe.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.