Kulturë

Bota nënujore shumëngjyrëshe e Detit të Kuq

Anadolu fotografon botën shumëngjyrëshe të Detit të Kuq në Egjipt

Ajdin Aliji  | 24.12.2024 - Përdıtësım : 25.12.2024
Bota nënujore shumëngjyrëshe e Detit të Kuq Foto: Tahsin Ceylan / AA

Shkup

Deti i Kuq i Egjiptit tërheq vëmendjen me shumëllojshmërinë dhe bukuritë e saj nënujore me llojet e shumta të specieve që jetojnë në të, raporton Anadolu.

Një peshkaqen me majë të bardhë (Carcharhinus longimanus) shihet duke notuar në Detin e Kuq të Egjiptit, një nga vendet më të rëndësishme në botë për pasurinë nënujore dhe shtëpi e shumë specieve.

Deti i Kuq, i cili është një shtrirje e Oqeanit Indian që ndodhet midis Gadishullit Arabik dhe kontinentit afrikan, i ofron botës shkencore dhe zhytësve mundësinë për t'u zhytur në ujërat e tij të pastra me rëndësinë strategjike dhe historike si dhe diversitetin unik të jetesës.

Ky det shquhet për një habitat të larmishëm me mbi 1.000 specie ujore. Deti i Kuq e ka marrë këtë emër nga algat që i japin ngjyrën e saj të veçantë. Në brigjet e Detit të kuq kanë dalje Egjipti, Arabia Saudite, Sudani, Eritreja dhe Jemeni.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın