Kulturë

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut mban akademi për Vitin e Ri Hixhri

Duke uruar vitin e ri Hixhri, kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, theksoi se kjo ngjarje është e një rëndësie të madhe për historinë islame

Edita Zekjirovikj  | 29.07.2022 - Përdıtësım : 01.08.2022
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut mban akademi për Vitin e Ri Hixhri Foto: Umeys Sulejman/AA

Shkup

Me një akademi solemne të mbajtur në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, Bashkësia Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut shënoi ardhjen e Vitit të Ri Hixhri 1444 sipas kalendarit islam, raporton Anadolu Agency (AA).

Të pranishëm në akademinë solemne ishin kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, myfti të rajoneve të ndryshme si dhe profesorë.

Të pranishmit patën mundësinë të dëgjonin pjesëve të Kur'anit dhe ilahijeve.

Duke uruar vitin e ri Hixhri, kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, theksoi se kjo ngjarje është e një rëndësie të madhe për historinë islame.

“Hixhreti është aksion dhe lëvizje për kultivimin dhe formimin e një hapësire ​​për t'u praktikuar e vërteta. Hixhreti është formim i kushteve dhe përgatitje për t'i dhënë grusht të keqes në mënyrë të organizuar. Këtë e vërteton fakti se Muhamedi A.S. menjëherë pas hixhretit, bëri hapa historikë për të vendosur bazat e një organizate të fortë dhe të sigurt, si ndërtimi urgjent i institucioneve fetaro-kulturore e shkencore si xhami, shkollat dhe të tjerat, vëllazërimi i fiseve të ngatërruara në Medine, gjegjësisht ngritja e unitetit në shkallën më të lartë dhe pastaj formimi i shoqërisë islame ku u gjetën të barabartë të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh racën, kombin, fenë”, tha Fetahu.

Më pas, kreu i BFI-së dhuroi çmimin "Myftiu Vehbi Dibra" për disa hafizë, çmim i cili ndahet nga BFI për kontribute të veçanta në fusha të ndryshme, ndërsa veçmas u ndanë edhe diploma për dy hafizë të rinj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın