Kulturë

Violinisti Shkëlzen Doli koncert në Tiranë

Së bashku me 36 artistë nga Vjena Doli ka perfomuar për rreth 1.30 minuta, duke marrë duartrokitjet e artdashësve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve

Fatjon Cuka  | 03.01.2017 - Përdıtësım : 03.01.2017
Violinisti Shkëlzen Doli koncert në Tiranë ( Olsi Shehu/AA )

Tiranë

TIRANË (AA) - Aktivitetet kulturore në Tiranë për këtë vit kanë filluar me koncertin e violinistit Shkëlzen Doli dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës, duke vazhduar në këtë mënyrë atmosfera festive edhe në ditët e para të vitit të ri, raporton Anadolu Agecy (AA). 

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë publiku shqiptar ka shijuar të hënën në mbrëmje tingujt e muzikës së violinistit Doli, duke u organizuar kështu një ngjarje unike artistike për kryeqytetin dhe artdashësit shqiptarë. 

Së bashku me 36 artistë nga Vjena Doli ka perfomuar për rreth 1 orë e 30 minuta, duke marrë duartrokitjet e artdashësve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve. 

Ministria e Kulturës duke e konsideruar këtë koncert si një frymëzim të fuqishëm për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, synon që edhe të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit në botën e artit dhe kulturës, por edhe të komunikimit ndërkombëtar, me një theks të veçantë për promovimin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë. 

Ky koncert u mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Austrisë në Tiranë, si dhe nga institucione të tjera të larta të të dy shteteve. 

Një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojë për bamirësi. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın