Kulturë

Shqiptarët e Turqisë pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të migrantëve

- "Turqia për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike është duke pranuar migrim intensiv për shkak të konflikteve që ndodhin në shtetet fqinje", tha zëvendësprefekti i Bursës, Aydin.

Sergen Sezgin, Volkan Bayraktar  | 19.12.2015 - Përdıtësım : 20.12.2015
Shqiptarët e Turqisë pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të migrantëve

Bursa

BURSË (AA) - Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Migrantëve mbrëmë në qytetin Bursa të Turqisë u organizua një event nga ana e prefekturës së Bursës dhe Administrata e Migracionit. Eventi u mbajt në Qendrën Kulturore dhe të Kongresit Merinos Ataturk morën pjesë migrantët mysafirë nga 25 kombësi të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësprefekti i Bursës Selami Aydin në fjalimin e tij në këtë event tha se që nga viti 2000 çdo 18 dhjetor festohet si ditë e përkushtuar nga ana e OKB-së për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve që përjetuan migrantët.

Ai tha Anadollia gjatë gjithë historisë së njerëzimit ka qenë skenë e migrimeve. Sipas tij, tokat e Turqisë janë toka të cilave asnjëherë nuk u ka munguar migrimi. Aydin theksoi se toka e Anadollisë është qendra e botës, ku gjithmonë është kërkuar që të dominojë atë të fortin dhe shtetet e fuqishme kanë dëshiruar të kenë një rol në këtë rajon.

"Ka një çmim të rëndë për të jetuar në këto toka. Duke jetuar në këto toka duhet të jemi në përputhje me marrëdhëniet në mjedis, nuk mundemi të mbetemi të pandjeshëm ndaj problemeve në mjedisin tonë. Republika e Turqisë për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike me Lindjen e Mesme është duke pranuar migrim intensiv për shkak të konflikteve që ndodhin në shtetet fqinje. Ne i kemi hapur zemrat duke thënë se 'si mund t'iu ndihmojmë?' vëllezërve tanë që do të vijnë, jo duke i mbyllur dyert dhe të mos pasqyrohen këto probleme tek ne. Në kuadër të kësaj rreth 2 milionë vëllezër sirianë jetojnë në vendin tonë", tha Aydin. 

Pas fjalimeve tre migrantë nga Indonezia e kënduan këngën popullore turke "Uzun ince bir yoldayım" dhe këngën "See You Again". Më pas në skenë dolën migrantët shqiptarë në vend të cilët performuan valle popullore.

Nga ana tjetër pas evenimentit çdo shtet në kabinën e tyre i paraqiti ushqimet lokale dhe suveniret.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın