Përcaktohen fotot dhe video më e mirë e muajit korrik në AA
Drejtori i AA: "Unë falënderoj të gjithë punonjësve dhe shokët tanë të cilët dhanë kontributin e tyre në dokumentimin rezistencës popullore të cilat janë të një vlere historike"

Ankara
ANKARA (AA) - Ka përfunduar votimi për fotot dhe videon më të mirë të muajit korrik në Anadolu Agency (AA), proces ky i cili bëhet çdo muaj me anë të votimit elektronik në uebin zyrtar. Ndërkohë në kategorinë e fotografive, fituesit e këtij muaji janë Münir Zakiroğlu, Gökhan Balcı dhe Elif Öztürk, fotografi të cilat janë realizuar gjatë natës së 15 korrikut kur një grup brenda ushtrisë turke i lidhur me organizatën terroriste FETÖ tentoi të bëjë grusht shteti. Ndërsa video fituese është e kameramanit Mesut Tankulu i cili ka realizuar një reportazh me Mustafa Zorova, që mbeti i plagosur atë natë dhe ka treguar ndodhinë e tij.
Gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e AA ishin në terren natën e 15 korrikut kur organizata FETÖ tentoi të organizojë një grusht shteti. Ndërkohë 3 fotografi të realizuara këtë natë u zgjodhën më të mirat e këtij muaji.
Fotografitë e realizuara nga Münir Zakiroğlu dhe Gökhan Balcı tregojnë ngjarjet e asaj nate. Ndërsa fotografia e realizuar nga Elif Öztürk gjatë një tubimi kundër grushtit të shtetit dhe pro demokracisë në urën ''Boğaziçi'' e cila më vonë mori emrin ''Dëshmorët e 15 korrikut''.
Ndërsa video fituese është një reportazh me Mustafa Zorova-n. Ky qytetar pasi dëgjoi për tentativën e grushtit të shtetit shkoi në bazën ushtarake Akıncı. Pas mbërritjes aty, babai i 9 fëmijëve dhe 15 nipërve dhe mbesave u plagos me 3 plumba në këmbë. Video-reportazhi u përdor nga shumë media si dhe u shpërnda nga shumë njerëz në rrjetet sociale. Video u xhirua nga kameramani i AA, Mesut Tankulu.
- ''Kanë dokumentuar tradhtinë e puçistëve"
Drejtori i Përgjithshëm i AA, Şenol Kazancı duke theksuar se ashtu sikurse mediat e tjera edhe AA ka korrur një sukses të madh natën e 15 korrikut, gjatë dhe pas tentativës së FETÖ-s për grusht shteti.
''Dua të falënderoj veçanërisht foto-reporterët dhe kameramanët e Anadolu Agency, të cilët dokumentuan tradhtinë e puçistëve. Foto-reporterët tanë dokumentuan më së miri rezistencën e qytetarëve ndaj tentativës së FETÖ-s për grusht shteti. Normalisht të gjitha fotot dhe videot janë shumë prekëse, por deshëm të veçonim veçanërisht këto 3 fotografi dhe video me xhaxha Mustafain nga Kazan-i. Unë falënderoj të gjithë punonjësve dhe shokët tanë të cilët dhanë kontributin e tyre në dokumentimin rezistencës popullore të cilat janë të një vlere historike'', është shprehur Drejtori i AA, Kazancı.
- Fotografia që preku Kryeministrin Yıldırım
Fotografia e realizuar nga Münir Zakiroğlu ishte padyshim një përmbledhje e asaj që ndodhi, por jo vetëm kaq, pasi kjo fotografi ishte dhe ajo që preku më shumë Kryeministrin e vendit Binali Yıldırım.
''Mendova se kisha fotografuar çdo gjë. Deri kur pashë para meje një nga kamionet të mbushur me njerëz. Vrapova menjëherë drejt tij. Fillimisht fillova ta fotografoja nga pas. Por kur dola nga para kamionit atëherë për një çast mendova që kjo është përmbajtja e të gjithë asaj që ka ndodhur... Një grua e mbuluar në timon, dhe një tjetër e veshur moderne në anën tjetër. Ndërsa kamioni i mbushur me njerëz. Pasi realizova foton e kuptova që në atë moment përpara meje ishte pështjellimi i gjithçkaje'', është shprehur realizuesi i kësaj fotoje Zakiroğlu.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.