Kulturë

Muri Kinez me madhështinë e tij sfidon historinë

Muri Kinez në vitin 1987 hyri në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Kina në planin e 11-të pesë vjeçar që përgatiti gjatë viteve 2006-2010 njoftoi se për mbrojtjen e murit më të gjatë të botës ka ndarë 500 milionë yuen (afërsisht 80 milionë dollarë amerikanë)

Yusuf Hatip, Mahmut Atanur  | 30.04.2016 - Përdıtësım : 01.05.2016
Muri Kinez me madhështinë e tij sfidon historinë

Pekin

PEKIN (AA) - Muri Kinez i cili çdo vit vizitohet nga miliona turistë vendas dhe të huaj, me historinë e tij mbi dy mijë vjeçare për vizitorët është si një udhëtim në histori, raporton Anadolu Agency (AA).

Muri Kinez i cili është një prej shtatë mrekullive të botës në të njëjtën kohë njihet edhe si muri më i gjatë mbrojtës në botë. Mbetjet e murit fillojnë në bregdetin e Gjirit Po Hay. Muri drejtohet në perëndim duke kaluar nga veriu i Pekinit dhe ndan në mes lumin Huang-Ho duke u shtrirë në jug perëndim, dhe vazhdon më tej nga jugu i shkretëtirës Gobi duke u drejtuar në perëndim.

Vizitohet nga miliona turistë vendas dhe të huaj, ku pjesët e tij që janë të hapura për vizitorët në periudha të caktuara janë restauruar dhe forcuar me masa të sigurisë. Pjesa Badaling e Murit Kinez për shkak të afërsisë me Pekinin tregohet si pjesa që vizitohet më shumë nga turistët. Gjithashtu edhe pjesa e murit në Mutianyu është po aq e bukur dhe me rrugë më të lehta për të mbërritur.

Ashtu siç mendohet muri ka një strukturë të përbërë jo vetëm prej tullave, por ka pjesë vende-vende edhe prej dërrase dhe prej guri.

Në përgjithësi lartësia e murit është 4-6 metra, trashësia në bazë 7 metra dhe trashësia lart afërsisht 6 metra. Mbi pjesët e trasha të murit mund të kalojnë kuaj dhe automjete. Në çdo 200 metra ndodhet një kullë vrojtimi, ndërsa mbi këtë mur gjithashtu gjenden edhe tempuj.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın