Festivali i Kanës hapet me filmin "Everybody Knows" të Penelope Cruz
Organizatorët njoftuan se festivalin do ta hap filmi i regjisorit iranian Asghar Farhadi, i cili zgjat nga 8 deri më 19 maj

Paris
PARIS (AA) - Filmi "Everybody Knows" në gjuhën spanjolle me yllin e Hollywood-it, Penelope Cruz do të hap festivalin e filmit në Kanë këtë vit, raporton Anadolu Agency (AA).
Trileri psikologjik do të jetë filmi i parë që nga viti 2004 që do të hap festivalin prestigjioz të filmit, e që nuk është xhiruar në anglisht ose frëngjisht.
Organizatorët e festivalit të enjten njoftuan se festivalin do të hap filmi i regjisorit iranian Asghar Farhadi, i cili zgjat nga 8 deri më 19 maj.
Filmi flet për intrigat familjare dhe dilemat morale të një gruaje, jeta e së cilës kthehet me kokën poshtë kur ajo largohet nga Argjentina dhe vjen në Spanjë. Krahas Cruz, në këtë film luan edhe ylli spanjoll Javier Bardem dhe aktori argjentinas Ricardo Darin.
Farhadi është fitues i çmimit Oscar "A Separation" dhe "The Salesman" në kategorinë e filmave jo-anglishtfolës.
Juria e festivalit kryesohet nga aktorja Cate Blanchett.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.