Kulturë

Elefantët e bardhë mistik në ceremoninë e zisë kombëtare për mbretin e Tajlandës

Në Tajlanëdë elefantët llogariten si kafshë kombëtare dhe paraqesin simbol të statusit shoqëror dhe të prestigjit

Ekip  | 08.11.2016 - Përdıtësım : 09.11.2016
Elefantët e bardhë mistik në ceremoninë e zisë kombëtare për mbretin e Tajlandës

Banghok

BANGKOK (AA) – Dhjetëra elefantë të pluhurosur me të bardhë për të ngjasuar me elefantët e bardhë mistik, morën pjesë në ceremoninë mbretërore me rastin e vdekjes së mbretit të Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjitarët gjigand mbretëror u sollën në Bangkok nga kryeqyteti i vjetër Ayuthaya dhe në kohën kur spektatorët e ceremonisë së zisë kombëtare po shikonin ceremoninë me vëmendje, elefantët ndaluan dhe u përkulën duke bërë një minut heshtje për mbretin e cili ndërroi jetë më 13 tetot në moshën e tij 88 vjeçare.

Aktualisht shteti është në periudhën njëvjeçare të të mbajturit zi për mbretin e vdekur.

Në Tajlanëdë elefantët llogariten si kafshë kombëtare dhe paraqesin simbol të statusit shoqëror dhe të prestigjit.

Para se ushtria të përmbysë monarkinë e shtetit në vitin 1932, flamuri shtetëror ishte me një elefant të bardhë që qëndronte shtrirë duke pushuar në një fushë të kuqe, dhe më vonë ka marrë pamjen me të cilën njihet sot, me vija të bardha, të kuqe dhe të kaltërta.

Elefantët albino nuk lindin tërësisht të bardhë, por në ceremonitë zyrtarë mbretërore ata pluhurosen me pluhur të bardhë duke marrë pamjen tradicionale.

Legjenda thotë se mbretërit e lashtë të Siamit, tani Tajlandë, u kanë dhuruar nga një elefant të bardhë oborrtarëve të ndryshëm në mënyrë që ti shkatërrojnë ata financiarisht, nga shkaku i kostos shumë të lartë për përkujdesje që kanë elefantët e bardhë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.