Çaji i ÇAYKUR i jep atmosferë ndryshe Forumit të Biznesit në Prizren
Në forumin e sivjemë organizatori kishte sjellur një kamioni i cili mysafirët e Panairit i qeraste me çajin e ÇAYKUR-it, çajin e prodhuar në Turqi, në rajonin e Detit të Zi, vendin e vetëm në botë ku bije borë dhe prodhohet çaji

Prizren
PRIZREN (AA) – Hapja solemne e Forumit të Dytë në Prizren, për dallim nga hera e kaluar, sot kishte një atmosferë krejt ndryshe sepse aty ishte “ÇAYKUR İkram Tırı”, kamioni i cili mysafirët e Panairit i qeraste me çajin e ÇAYKUR-it, çajin e prodhuar në Turqi, në rajonin e Detit të Zi, vendin e vetëm në botë ku bije borë dhe prodhohet çaji.
Në mesin e rreth 450 mysafirëve në hapjen e Forumit të Biznesit në Prizren, të pranishëm ishin edhe ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, konsulli Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selen Evcit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, përfaqësues të Odave Ekonomike të gjashtë qyteteve të Turqisë, si dhe shumë përfaqësuesve të shoqatave të biznesit nga Kosova dhe11 vendeve tjera të rajonit dhe Evropa. Në mesin e tyre ishte edhe kryetari i Bordit të Drejtorëve dhe drejtori i Përgjithshëm i ÇAYKUR-it, Shoqatës së Prodhuesve të Çajit në Turqi, Imdat Sütlüöğlu.
Sütlüöğlu, ish- ministri i Ambientit të Qeverisë së 58-të të Republikës së Turqisë, si udhëheqës i karvanit të “Kamionit të Qerasjes me Çaj të ÇAYKUR-it” shpjegoi për Anadolu Agency se, ky aktivitet është pjesë e projektit “Qejfi i Çajit në Ballkan” i organizuar nga “EkoAvrasya”, Shoqata e Marrëdhënieve Ekonomike Euro-Aziatike, që ka për qëllim promovimin e prodhuesve turk të çajit në rajonin e Ballkanit.
“Qëllimi ynë është që t’i qerasim vëllezërit tanë këtu në Kosovë sepse, ne e kemi adet që me miqtë tanë të pimë çaj, këso zakoni kemi. Dëshirojmë ta prezantojmë çajin tonë në Ballkan, të përtërimë dhe të krijojmë shoqëri të reja me njerëzit këtu” tha Sütlüöğlu për Anadolu Agency.
Më tutje, drejtori gjeneral i ÇAYKUR-it shpjegoi se “Kamioni i Qerasjes me Çaj i ÇAYKUR-it” para se të vinte në Prizren, ka vizituar qytetin e Gjirokastrës, në Shqipëri, ku nga 28 deri më 30 shtator, ishte pjesë e Festivalit Artizanal dhe Trashëgimisë Kulturore, në kuadër të cilit janë mbajtur edhe “Ditët e Kulturës Turke”
Prej aty, qerasja e miqve nga vendet e Ballkanit vazhdoi në Prizren, ku në kuadër të Forumit të Biznesit, ÇAYKUR ka përgatitur stendën e vet speciale, “Kamionin e Qerasjes me Çaj të ÇAYKUR-it”, ku me muzikë dhe me mikpritjen e njohur turke, mysafirët dhe miqtë e shumtë do të mund të provojnë çajin më të shëndosh në botë, siç tha Sütlüöğlu , pasi që ky produkt vjen nga vendi i vetëm në botë ku njëkohësisht, bije borë dhe kultivohet çaji më i lezetshëm.
Sa i përket eksportit të çajit turk në Ballkan, Ish- ministri i Ambientit të Turqisë tha se nuk është në nivelin e duhur sepse në të kaluarën, prodhuesit ishin të orientuar vetëm në tregun turk mirëpo, objektivi i radhës është eksporti dhe bërja e çajit turk si brend të njohur botëror.
“Eksporti i çajit tonë në Ballkan është i vogël. Në të vërtet, politika e Turqisë dhe prodhuesve të çajit në Turqi, tash e sa vite ishte e orientuar vetëm për tregun e brendshëm ndërsa, tash jemi duke u hapur në tregjet e gjithë botës dhe qëllimi ynë është që ÇAYKUR-in ta bëjmë një brend botëror. Jemi duke punuar me të madhe që çajin turk ta bëjmë të njohur në tërë botën. Viteve të fundit, eksportin e kemi ngritur nga 1700 tonelata në 5000 tonelata, sa jemi duke shitur tash, jashtë vendit” tha drejtori gjeneral i ÇAYKUR, Imdat Sütlüöğlu.
Ai u shpreh se, në vendet e Ballkanit, njerëzit kanë traditë dhe janë ithtarë të pirjes së kafes dhe nuk kanë shumë zakon që të pinë çaj, duke shtuar me buzëqeshje dhe humor se, në këto troje, ekziston një perceptim sikurse çaji është pije e dedikuar vetëm për njerëzit e sëmurë. Megjithatë, Sütlüöğlu është optimist dhe beson se kjo shprehi, me kohë do të ndryshoj.
“Dalëngadalë, njerëzit në Ballkan do të mësohen dhe do ta bëjnë traditë pirjen e çajit. Kohë më parë, edhe tek ne ka ekzistuar tradita e prirjes së kafes dhe jo mirëpo, pas ardhjes së çajit, çaji ia ka zënë vendin kafes dhe unë personalisht besoj se, në të ardhmen, në vendet e Ballkanit, çaji do t’ia zë vendin kafes” tha Sütlüöğlu duke shtuar se “Kamioni i Qerasjes me Çaj i ÇAYKUR-it” është duke prezantuar Turqinë dhe produktet turke, duke sjell ngrohtësinë dhe mikpritjen tradicionale turke tek miqtë në Ballkan.
“Sot në Prizren, po i qerasim vëllezërit tonë kosovarë me çaj dhe po i mirëpresim, duke zhvilluar biseda shumë të përzemërta prej të cilave jam i bindur se do të lindin miqësi të reja” përfundoi Drejtori Gjeneral i ÇAYKUR-it, Shoqatës së Prodhuesve të Çajit në Turqi, Imdat Sütlüöğlu.
Projekti “Qejfi i Çajit në Ballkan” pjesë e të cilit është “Kamioni i Qerasjes me Çaj i ÇAYKUR-it”, pas vizitave në Shqipëri dhe Kosovë, rrugën e vet do ta vazhdojë Bosnje dhe Hercegovinë ku, nga 3 deri më 5 tetor, do të prezantohen në kuadër të “Ditëve të Kulturës Turke”. Sipas organizatorëve të këtij projekti, promovimi i ÇAYKUR-it, gjegjësisht, prodhuesve turk të çajit, do të ndikojë pozitivisht në promovimin e mëtejmë të imazhit të Republikës së Turqisë, si dhe të çajit të zi të prodhuar në Turqi, me çka dëshirohet të mbështetet rritja e eksportit të çajit turk, të prodhuar në rajonin e Detit të Zi, më të veçantin në botë ku, bije borë dhe prodhohet çaji i lezetshëm.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.