Bota, KUDSI - VIJA E KUQE E MUSLIMANËVE

Hebrenjtë fanatikë me mesazhe raciste në shtëpitë e palestinezëve

Mediat lokale lajmërojnë se deri te incidenti erdhi sot në mëngjes në vendin Ces, afër qytetit Galilee

Mustafa Deveci  | 11.02.2020 - Përdıtësım : 12.02.2020
Hebrenjtë fanatikë me mesazhe raciste në shtëpitë e palestinezëve

Kuds

Një grup i hebrenjve fanatikë ka dëmtuar së paku 70 automjete dhe ka shkruar mesazhe raciste në muret e shtëpive të palestinezëve që jetojnë në veri të Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale njoftojnë se deri te incidenti erdhi sot në mëngjes në vendin Ces, afër qytetit Galilee.

Theksohet se një grup hebrenjsh fanatikë ka shkruar mesazhe raciste në shtëpitë palestineze duke dëmtuar 70 automjete në pronësi të banorëve lokalë.

Policia izraelite tha se ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe autorët janë në kërkim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın