Turqia

Turqia ndihmon shërimin e vogëlushit nga Maqedonia

Rektorja e DU-së Çakar në një deklaratë tha se gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, kanë marrë kërkesë për trajtimin e Betim Seyfullahut

Tayyib Hoşbaş  | 23.06.2018 - Përdıtësım : 24.06.2018
Turqia ndihmon shërimin e vogëlushit nga Maqedonia Ömer Ürer/AA

Düzce

DÜZCE (AA) – Gjatë vizitës në Maqedoni Rektorja e Universitetit të Düzce-s (DU) Prof. Dr. Nigar Demircan Çakar dhe kryetari i Komunës Düzce, Dursun Ay u njoftuan me sëmundjen e vogëlushit 8 vjeçar Betim Seyfullah i cili vuan nga një çrregullim gjenetik. Pas kësaj ai u dërgua në Düzce ku iu bënë analizat për të vazhduar trajtimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Betim Seyfullah, i cili së bashku me nënën e tij Neriman dhe babain Adnan ishte në kërkim për trajtimin e sëmundjes së tij, në muajin mars njoftoi rektoren Çakar dhe kryetarin Ay për gjendjen e tij.

Rektorja Çakar, e cila nisi procesin e trajtimit të djaloshit në Turqi, familjen nga Maqedonia e priti në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë së DU-së. Trajtimi i Betimit, analizat e të cilit janë bërë, do të ndiqet nga Çakar.

“Turqia po arrin në çdo rajon që ka nevojë për ndihmë”

Rektorja e DU-së Çakar në një deklaratë tha se gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, kanë marrë kërkesë për trajtimin e Betim Seyfullahut.

Ajo bëri të ditur se kanë vepruar menjëherë pasi kanë zbuluar se Betimi ka disa probleme gjenetike dhe zhvillore.

"Kur na thanë se nuk ka mundësi trajtimi në Maqedoni, ne deshëm ta ndihmojmë. Pas vizitës realizuam kontakte nëse mund të bëhen analizat e nevojshme këtu apo jo, dhe më pas me mundësitë e shtetit dhe spitalit tonë të gjitha analizat i bëmë këtu”, thotë Çakar.

Sipas saj, Turqia po arrin në çdo rajon që ka nevojë për ndihmë. "E pamë se shteti ynë është shtet social dhe i zhvilluar, duke filluar nga shëndetësia e deri në politikat sociale. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan", tha Çakar.

Poashtu edhe nëna e Betimit, Neriman Seyfullah thotë se trajtimi i djalit të tij nuk mund të bëhej në Maqedoni dhe se Turqia ka zgjatur dorën për shërimin tij

“Djali im në moshë të vogël nuk mund të fliste, ndërsa më pas filloi të flasë. Që nga viti 2013 shkojmë te mjeku. Betimi ka edhe sëmundjen e epilepsisë dhe trajtohet për këtë. Mjeku në Maqedoni dëshironte t’i bëjë analizat mirëpo kjo analizë nuk bëhej në Maqedoni. Erdhëm në Turqi dhe analizat u bënë këtu. U falënderoj të gjithëve", tha Neriman Seyfullah.

Kryetari i komunës, Dursun Ay ka vizituar në spital vogëlushin nga Maqedonia Betim Seyfullah të cilit i dha dhurata. 











Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın