Turqi, neutralizohet terroristi për të cilin ishte ofruar shpërblim prej 220 mijë euro
Sipas njoftimit nga zyra e guvernatorit në Tunceli, operacioni është kryer nga njësiti komando i xhandarmërisë në koordinim me pjesëtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT)
Tunceli
TUNCELI (AA) – Në mesin e tetë terroristëve të neutralizuar në operacionin në provincën turke Tunceli, ndodhet dhe Murat Dag, i cili ishte në kategorinë e gjelbër të listës së terroristëve të kërkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga zyra e guvernatorit në Tunceli, operacioni është kryer nga njësiti komando i xhandarmërisë në koordinim me pjesëtarët e Shërbimit Informativ Kombëtar (MIT). Në shkëmbimin e zjarrit gjatë operacionit u neutralizuan 8 terroristë, prej të cilëve 4 gra.
Për pjesëtarin e organizatës terroriste PKK Daga, me emrin e koduar "Ferhat Yilmaz", u ofrua një shpërblim prej 1 milion lirash (rreth 220 mijë euro).
Forcat e sigurisë konfiskuan nëntë copë armë, municione, uniforma për terroristët, dokumente dhe pajisje të tjera.
Në deklaratë thuhet se operacionet e drejtuara kundër terroristëve në këtë rajon vazhdojnë me vendosmëri.