Turqia

Forcat turke dhe amerikane kryen patrollimin e katërt në Munbixh

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë theksohet se forcat e armatosura të Turqisë dhe SHBA-ve, sipas marrëveshjes së mëhershme, kryen patrullimin e katërt me radhë në Manbixh të Sirisë

Sarp Özer  | 24.06.2018 - Përdıtësım : 25.06.2018
Forcat turke dhe amerikane kryen patrollimin e katërt në Munbixh

Ankara

ANKARA (AA) – Forcat turke dhe amerikane kanë kryer patrullimin e katërt të pavarur koordinues në zonën mes Munbixhit dhe zonën ku kryhet operacioni “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) theksohet se forcat e armatosura të Turqisë dhe SHBA-ve, sipas marrëveshjes së mëhershme, kryen patrullimin e katërt me radhë në Munbixh të Sirisë.

Forcat turke dhe forcat amerikane më 18 qershor nisën patrullimin e pavarur mes Munbixhit dhe zonës së çliruar në operacionin “Mburoja e Eufratit” në Siri.

Delegacione të Turqisë dhe SHBA-ve nga fundi i muajit maj në Ankara dakorduan projekt planin e zgjidhjes së rastit të Munbixhit, sipas të cilit në disa faza këtë rajon duhet ta braktisin terroristët, ndërsa banorët lokalë të marrin administrimin me mbështetje të forcave turke dhe amerikane.

Në fillim të muajit qershor në Washington u takuan shefat e diplomacisë turke dhe amerikane Mevlut Cavusoglu dhe Mike Pompeo dhe konfirmuan udhërrëfyesin për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Munbixh.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın