Turqia

Bozdağ: Anadolu Agency është viktimë e shpifjeve

"Ato janë shpifje ndaj Anadolu Agency (AA) dhe ata duhet të japin llogari në gjyqësor për shpifjet e tyre", tha Bozdağ

Sibel Uğurlu  | 22.06.2018 - Përdıtësım : 22.06.2018
Bozdağ: Anadolu Agency është viktimë e shpifjeve

Ankara

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, ka deklaruar se Anadolu Agency (AA) kurrë nuk manipulon rezultatet e zgjedhjeve.

Komentet e zv/kryeministrit Bozdağ erdhën pasi shpërndarja e testeve të transmetimit të zgjedhjeve nga AA u emëruan gabimisht si një operacion perceptimi.

“Ato janë shpifje ndaj Anadolu Agency (AA) dhe ata duhet të japin llogari në gjyqësor për shpifjet e tyre", u tha Bozdağ gazetarëve në provincën qendrore Yozgat.

Ai tha se AA nuk ka mashtruar kurrë popullin turk për ndonjë zgjedhje apo ndonjë çështje tjetër, duke shtuar se agjencia kryen përgjegjësitë e saj me ndershmëri.

AA dje tha se po u nënshtrohet akuzave të pabazuara.

Kjo agjenci e lajmeve gjithashtu bëri të ditur se po iniciohen procedura ligjore kundër “personave dhe institucioneve që ngritën akuza kundër institucionit tonë me synime që janë në kundërshtim me të vërtetën”.






Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın