Ekonomi

Zelenskyy: SHBA kërkon armëpushim pas marrëveshjes kornizë ndërsa Turqia bën përpjekje për armëpushim energjetik

Presidenti ukrainas, Zelenskyy thotë se Washingtoni e lidh armëpushimin me marrëveshjen e nënshkruar ndërsa presidenti Erdogan po punon për armëpushim energjetik

Alperen Aktaş  | 12.12.2025 - Përdıtësım : 12.12.2025
Zelenskyy: SHBA kërkon armëpushim pas marrëveshjes kornizë ndërsa Turqia bën përpjekje për armëpushim energjetik

Istanbul

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se SHBA-ja beson se një armëpushim me Rusinë është i mundur vetëm pasi të nënshkruhet një marrëveshje kornizë paqeje, transmeton Anadolu.

Ai tha se Turqia ka punuar në iniciativa të veçanta për armëpushim në energji dhe ujë, të cilat Moska refuzon t'i pranojë pa një marrëveshje më të gjerë, sipas agjencisë së lajmeve RBC-Ukrainë.

Zelenskyy u tha gazetarëve se sipas kontakteve të përsëritura të Washingtonit me Moskën, Rusia "nuk do të bie dakord për armëpushim nëse nuk ka marrëveshje", duke shtuar se qëndrimi i Kievit mbetet i pandryshuar - një ndalim i plotë i armiqësive.

Lidhur me perspektivën e një armëpushimi në energji ose ujë, Zelenskyy tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është përpjekur të nisë procesin, duke propozuar takime së pari në nivel teknik dhe më pas midis udhëheqësve.

"I thashë atij (Erdoganit) se jemi gati", tha Zelenskyy, duke vënë në dukje se SHBA-ja preferon arritjen e një marrëveshjeje të vetme kornizë që do të sillte një armëpushim mbarëkombëtar.

Ai sugjeroi se qëndrimi pasqyron paralajmërimin e Rusisë se nuk do të pranonte armëpushim të kufizuar pa marrëveshje të nënshkruar.

Zelenskyy tha se shkëmbimet e të burgosurve kanë ngecur në mënyrë efektive, duke pretenduar se Rusia po ngadalëson hapat e rënë dakord më parë dhe po e kushtëzon progresin me marrëveshje më të gjera politike.

Ai thekson se zyrtarët ukrainas dhe përfaqësuesit rusë kishin rënë dakord të përgatitnin një shkëmbim në shkallë të gjerë deri në Vitin e Ri, por "tani është pala ruse që po frenon".


- Anëtarësimi në BE, NATO

Duke iu referuar ambicieve të Ukrainës për në BE, Zelenskyy tha se shpreson që SHBA-ja do të ndihmojnë në zhbllokimin e rrugës së Kievit drejt anëtarësimit duke përdorur ndikimin e saj politik mbi shtetet që mbeten ngurruese.

Ai argumentoi se kjo mund të ndodhë nëse marrëveshja kornizë në zhvillim përfshin klauzolë që specifikon se kur Ukraina bëhet anëtare e BE-së. "Atëherë amerikanët, si palë në këtë marrëveshje, do të bëjnë gjithçka për të siguruar që evropianiteti ynë të mos bllokohet", tha Zelenskyy, i cituar nga agjencia e lajmeve 'Ukrinform'.

Presidenti ukrainas shtoi se qëndrimi i Uashingtonit për anëtarësimin në NATO mbetet i pandryshuar. "SHBA-ja nuk dëshiron të na sheh në NATO. Dhe ata e thonë këtë hapur", tha Zelenskyy duke e quajtur atë një qëndrim të qëndrueshëm dhe të hershëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın