Ekonomi

WBAF të dielën nis në Stamboll, pjesëmarrës edhe figura nga Kosova

Nga 17 deri më 19 shkurt, në Stamboll do të mbahet Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (WBAF), i cilësuar si Davosi i investimeve globale fillestare dhe tregjeve kapitale, në të cilin do të merr pjesë edhe Kosova

Musab Turan  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 15.02.2019
WBAF të dielën nis në Stamboll, pjesëmarrës edhe figura nga Kosova

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Nga 17 deri më 19 shkurt, në Stamboll do të mbahet Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (WBAF), i cilësuar si Davosi i investimeve globale fillestare dhe tregjeve kapitale, në të cilin do të merr pjesë edhe Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, raporton Anadolu Agency (AA).

WBAF, në të cilin AA është "Partner Global i Komunikimit", do të bashkojë qindra financues biznesesh të njohur si "investitorë engjëj".

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik, ndërsa do të përfshijë 23 seanca kryesore dhe 110 folës ndërkombëtarë.

Në kongres do të marrin pjesë qindra investitorë engjëj dhe lojtarët kryesorë të tregjeve kapitale.

Me delegacionet e tyre, pjesëmarrës këtë vit janë edhe Organizata Tregtare Evropiane e Investitorëve Engjëj (EBAN), Agjencia Spanjolle e Investimit (ICEX), Ministria e Zhvillimit e Ganës, Organizata Tregtare e Investitorëve Engjëj të Lindjes së Mesme dhe Forumi i Financave IFC SME i Bankesë Botërore.

Në forum, Kosova përfaqësohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka pasur një ndikim të madh në tranzicionin e Kosovës në ekonominë digjitale. Delegacioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës gjithashtu përfshin ministrin e Inovacionit të Kosovës dhe zyrtarë të departamenteve përkatëse të sipërmarrjes.

Ndërkaq, Turqia pritet të përfaqësohet nga ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoğlu.

Koriacia do të ketë pjesëmarrjen më të gjerë, pasi vendi do të përfaqësohet nga presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç së bashku me një delegacion prej 30 personash, përfshirë edhe ministrin e Ekonomisë.

Po ashtu, nga Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë Zoran Shapuriq, ministër pa resor përgjegjës për rregullativën për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore.

Në forum pritet të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis qeverisë së Ganës dhe WBAF.

Krahas seancave, forumi do të përfshijë edhe gjashtë punëtori për investitorët dhe ndërmarrësit, të udhëhequra nga emra të njohur, si kryetari i Fondit Investitor të Monte Carlos, kryetari i Rrjetit Francez të Investitorëve Engjëj Sohphia dhe kreu i Singapor Marketing Holding.

Të hënën në mbrëmje do të organizohet edhe pritje për ndarjen e Çmimeve Botërore të Perfeksionizmit.

Vitin e kaluar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka marrë pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın