Ekonomi

Vazhdon rënia e çmimit të naftës, tregu pret ndërhyrjen e Trumpit

Standardet ndërkombëtare shënuan ulje me mbi 2 për qind pas mbylljes të premten me një humbje prej 5.2 për qind

Övünç Kutlu   | 23.03.2020
Vazhdon rënia e çmimit të naftës, tregu pret ndërhyrjen e Trumpit

Ankara

Nafta e papërpunuar Brent ishte në rënie që nga fillimi i javës të hënën, ndërsa tregu global i naftës pret thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për ndërhyrje në luftën e çmimeve midis Arabisë Saudite dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Standardi ndërkombëtar tregtohej me 26.34 dollarë për fuçi në mëngjes për një rënie prej 2.4 për qind, pas mbylljes të premten me 26.98 dollarë për fuçi me një humbje prej 5.2 për qind.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohej me 22.91 dollarë për fuçi në të njëjtën periudhë me një fitim prej 2.1 për qind, pas mbylljes të premten me 22.43 dollarë për fuçi me një zhytje prej 11 për qind.

Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten tha se do të ndërhynte në luftën e çmimeve të naftës midis Arabisë Saudite dhe Rusisë "në kohën e duhur", pasi të dy vendet dështuan në takimin e OPEC+ në Vjenë të Austrisë më 6 mars për të frenuar më tej nivelin e prodhimit të naftës së grupit.

Riadi dhe Moska njoftuan javët në vijim se ata do të rrisin nivelin e tyre të prodhimit të naftës, duke ndezur një luftë çmimesh për një pjesë më të madhe të tregut dhe më pas shkaktuan rënie të mëtejshme të çmimeve.

Nafta e papërpunuar Brent shënoi rënie të madhe 24.52 dollarë për fuçi më 18 mars, duke shënuar nivelin e saj më të ulët që nga 8 maji i vitit 2003, sipas të dhënave zyrtare. WTI ra në 19,46 dollarë për fuçi më 19 mars, në niveli i saj më të ulët që nga 7 shkurti i vitit 2002.

Për sa i përket kërkesës, koronavirusi (COVID-19) vazhdon t'i bëjë presion konsumit të përgjithshëm të naftës dhe kërkesës për naftën e papërpunuar në të gjithë botën.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.