Ekonomi

Unioni Afrikan do të imponojë sanksione ndaj shteteve anëtare

"Përballë konkurrencës së egër globale, rënies së multilateralizimit dhe ekzistencës së konflikteve të shumta në kontinent, Afrika duhet të forcojë veten në të gjitha format", tha Mahamat

Ekip  | 14.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
Unioni Afrikan do të imponojë sanksione ndaj shteteve anëtare

Addis Ababa

ADDIS ABABA (AA) - Unioni Arikan ka bërë thirrje për një regjim sanksionesh kundër shteteve anëtare që nuk do të japin kontributin e tyre vjetor financiar në trupin kontinental të arkëtueshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentetet e kryesuesit të Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, erdhën në fjalimin e tij të hapjes së takimit të jashtëzakonshëm të kryediplomatëve afrikanë, të cilët u tubuan për të diskutuar mbi axhendën e reformave kontinentale para një takimi të jashtëzakonshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive afrikane që do të tuboheshin të shtunën.

Pavarësia financiare u diskutua si pjesë e axhendës së reformës së trupave pan-afrikane. Bazuar në vendimet e vitit 2016 të shteteve, udhëheqësi aktual i Ruandës, Paul Kagami, kishte dërguar udhërrëfyesin e reformave tek udhëheqësit.

Reformat përfshijnë çështje të tilla si ristrukturimi i brendshëm i Komisionit të Unionit Afrikan, mobilizimin e burimeve financiare dhe njerëzore që kërkohen për zbatimin e Axhendës 2063, planin social dhe atë ekonomik të kontinentit.

“Përballë konkurrencës së egër globale, rënies së multilateralizimit dhe ekzistencës së konflikteve të shumta në kontinent, Afrika duhet të forcojë veten në të gjitha format. Situata kërkon që ne të rrisim performancën tonë”, tha Mahamat.

Në lidhje me pavarësinë financiare, axhenda e reformës u bën thirrje kombeve të respektojnë angazhimet e tyre financiare dhe sugjeron që të gjitha shtetet anëtare të rezervojnë 0,2 për qind të detyrimeve të tyre të importit tek organet pan-afrikane përderisa organizata lufton për të arritur pavarësinë financiare.

Të shtunën, udhëheqësit vendosën se çfarë lloj sanksionesh duhet të vendosen ndaj shteteve anëtare që nuk arrijnë të japin kontributet vjetore financiare dhe çështjet e tjera të reformës.

Megjithatë, është pak e njohur se cilat vende po dështojnë të mbajnë përgjegjësitë e tyre financiare.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.