Ekonomi

Ulje në çmimin e naftës me qëndrimin hakmarrës të Kinës ndaj SHBA-ve

Lufta e zgjatur tregtare kino-amerikane vazhdon të ul besimin në tregjet globale dhe ka trokitur në efektin e kërcënimit të investimeve globale

Övünç Kutlu  | 22.11.2019 - Përdıtësım : 22.11.2019
Ulje në çmimin e naftës me qëndrimin hakmarrës të Kinës ndaj SHBA-ve

Ankara

Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar ulje sot në hapjen e tregut për shkak të qëndrimit të Kinës kundër SHBA-ve në bisedimet e saj për t'iu kundërpërgjigjur, që rezultuan në rrjedhjen e tensioneve tregtare midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti kinez, Xi Jingping, deklaroi se vendi i tij nuk e filloi luftën tregtare, për të cilën ai tha se dëshiron të punojë me SHBA-të, por theksoi se Kina mund “të kundërpërgjigjet".

“Kjo (luftë tregtare) nuk është diçka që duam. Ne duam të punojmë për një marrëveshje të Fazës 1 në bazë të respektit të ndërsjellë dhe barazisë. Nuk duam të fillojmë luftë tregtare, por nuk kemi frikë. Kur të jetë e nevojshme do të kundërpërgjigjet, por ne kemi punuar në mënyrë aktive në përpjekjet për të mos patur një luftë tregtare”, tha ai.

Lufta e zgjatur tregtare kino-amerikane vazhdon të ul besimin në tregjet globale dhe ka trokitur në efektin e kërcënimit të investimeve globale.

Ulja e parashikimeve të rritjes ekonomike globale ka ndikuar në mënyrë negative në vlerësimet e përgjithshme të konsumit të naftës për vitin e ardhshëm, si dhe ka vendosur një presion në ulje të çmimeve të naftës së papërpunuar.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent sot tregtohet me 63,61 dollarë për fuçi, duke shënuar një humbje prej 0,08 për qind pasi dje tregu u mbyll me 63,66 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan i naftës së papërpunuar West Texas Intermediate sot u tregtua me 58,16 dollarë për fuçi, me një humbje prej 0,33 për qind nga çmimi i djeshëm 58,35 dollarë për fuçi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.