Turqia zbulon rezerva nafte me një vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh
- "Si rezultat i përpjekjeve tona për kërkimin e naftës, veçanërisht kërkimin e naftës në tokë, në Diyarbakır, Gabar dhe Batman, ne kemi identifikuar rezerva prej 57 milionë fuçish në vende të ndryshme", tha ministri Bayraktar

Ankara
ANKARA (AA) - Turqia ka zbuluar 57 milionë fuçi rezerva nafte me një vlerë prej rreth 4 miliardë dollarësh, bëri të ditur ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, raporton Anadolu.
Duke folur në Tryezën Editoriale të Anadolus, Bayraktar iu përgjigj pyetjeve dhe bëri vlerësime në lidhje me zhvillimet e fundit.
Bayraktar shpjegoi se zbulimi i fundit prej 75 miliardë metrash kub gaz natyror në pusin Göktepe-3 në Detin e Zi është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat e Turqisë për gaz për 1,5 vjet.
Ai tha se me këtë sasi nevojat e banesave për gaz mund të plotësohen për 4,5 vjet.
"Kjo korrespondon gjithashtu me një vlerë ekonomike aktuale prej 30 miliardë dollarësh. Për më tepër, si rezultat i përpjekjeve tona për kërkimin e naftës, veçanërisht kërkimin e naftës në tokë, në Diyarbakır, Gabar dhe Batman, ne kemi identifikuar rezerva prej 57 milionë fuçish në vende të ndryshme. Vlera ekonomike e kësaj është afërsisht 4 miliardë dollarë", u shpreh ai.
Bayraktar tha se eksplorimi në tokë vazhdon me zbulime të reja dhe se këto shifra do të rriten deri në fund të vitit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.