Ekonomi

Turqia fiton 32 milionë dollarë nga urat dhe rrugët në janar

Mbi 35 milionë automjet kanë shfrytëzuar urat dhe rrugët e Turqisë muajin e kaluar, zbulojnë shifrat zyrtare

Tuba Şahin  | 25.02.2020 - Përdıtësım : 26.02.2020
Turqia fiton 32 milionë dollarë nga urat dhe rrugët në janar

Ankara

Turqia fitoi mbi 189,5 milionë lira (rreth 32 milionë dollarë) nga tarifat në janar, tregojnë shifrat zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ura "Dëshmorët e 15 korrikut" dhe Ura "Fatih Sultan Mehmet" në Stamboll, që lidh Evropën dhe Azinë mbi Bosforin, grumbulloi mbi 39 milionë lira turke (6,6 milionë dollarë) muajin e kaluar, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Autostradave.

Ndërkaq, autostradat në të gjithë Turqinë grumbulluan 150 milionë lira turke (25,4 milionë dollarë) në janar, tregojnë të dhënat.

Shifrat tregojnë se më shumë se 35 milionë automjete kaluan nëpër kabinat e pagesave rrugore gjatë së njëjtës periudhë.

Drejtuesit e automjeteve në Turqi paguajnë 10,50 lira turke (1,8 dollarë) për tarifat e urës, kurse automjetet më të rënda kanë tarifa më të larta.

Vitin e kaluar, rreth 343 milionë automjete shfrytëzuan urat dhe rrugët në Turqi, duke paguar gjithsej 1,4 miliardë lira (rreth 255 milionë dollarë). 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın