Turqia, Ekonomi

Turqia, ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në OECD

Kili regjistroi shkallën më të lartë të rritjes së bruto prodhimit të brendshëm (PBB) me 17,3 për qind, ndërsa ekonomia e Turqisë u rrit për 7,4 për qind

Gökhan Ergöçün  | 30.11.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
Turqia, ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në OECD

Stamboll

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi se Turqia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në tremujorin e tretë të vitit 2021midis vendeve anëtare pas Kilit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kili regjistroi shkallën më të lartë të rritjes së bruto prodhimit të brendshëm (PBB) me 17,3 për qind, ndërsa ekonomia e Turqisë u rrit për 7,4 për qind.

Pesë ekonomitë e tjera kryesore me rritjen më të shpejtë në mesin e vendeve të OECD janë Britania e Madhe (6,6 për qind), Hungaria (6,1 për qind) dhe Lituania (6 për qind).

Sipas shifrave të OECD-së, Sllovakia dhe Japonia (të dyja me nga 1,3 për qind) dhe Gjermania (2,6 për qind) shënuan shkallët më të ulëta të rritjes.

Ekonomia e zonës së OECD-së u rrit mesatarisht për 4,7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2021. Rritja ekonomike në muajt korrik-shtator është ngadalësuar kundrejt tremujorit të mëparshëm, kur shifra ishte 19,6 për qind.

Ekonomitë e vendeve të grupit G7 shënuan shkallë të ngjashme të rritjes vjetore si zona e OECD-së në total, respektivisht 4,1 për qind, ndërkohë që norma mesatare vjetore e rritjes së tyre ishte 13 për qind në tremujorin e mëparshëm.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın