Turqia do të lëshojë trenin e parë vendas me shpejtësi të lartë në vitin 2026
Prototipi i trenit të parë vendas me shpejtësi të lartë i Turqisë është i aftë të arrijë një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë
Ankara
Sipas Programit Vjetor Presidencial, Turqia vitin e ardhshëm do të lëshojë në qarkullim nëntë trena elektrik vendas dhe një tren me shpejtësi të lartë, raporton Anadolu.
Qëllimi kryesor për vitin e ardhshëm është të projektohen dhe prodhohen automjete të sistemit hekurudhor për transport, duke përdorur mjete dhe burime vendase për të rritur raportin e përmbajtjes së prodhues vendase në komponentët kryesor.
Programi përfshin kërkimin dhe zhvillimin (R&D) e kapaciteteve të prodhimit vendas dhe prodhimit të të gjitha llojeve të mjeteve dhe nënkomponentëve të sistemit hekurudhor, si dhe mirëmbajtjen dhe riparimin.
Prodhuesi turk i mjeteve hekurudhore Turasas po punon për projektimin vendas dhe prototipin e mjeteve vendase për të përmbushur nevojat e sektorit hekurudhor.
Prototipi i trenit të parë vendas me shpejtësi të lartë i Turqisë është i aftë të arrijë një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë. Projekti do të përfundojë vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, në zhvillim gjithashtu janë nëntë komponentë trenash elektrik të prodhuar në ven, që arrijnë shpejtësi deri në 160 kilometra në orë. Turasas po ashtu do të ofrojë rreth 30 lokomotiva kombëtare elektrike kryesore.
Ndërkohë, përpjekjet e projektimit për një projekt lokomotivash të tipit 'Co-Co' dhe të mjetit për mirëmbajtjen e hekurudhës do të përfundojnë dhe do të nisë faza e prodhimit të prototipit.
Programi 2026 i jep përparësi transportit hekurudhor dhe detar për të minimizuar ndikimin dhe kostot mjedisore, duke siguruar njëkohësisht efikasitetin e energjisë në sektorët e transportit dhe logjistikës.
Numri i automjeteve elektrike tërheqëse do të rritet për të kontribuar në elektrifikimin e vazhdueshëm të hekurudhave.
Turasas tashmë kishte filluar ngritjen e një fabrike për trena elektrik me shpejtësi të lartë në veriperëndim të vendit. Fabrika, e cila ndodhet në provincën Sakarya, do të ketë një sipërfaqe prej 15 mijë metrash katror, me një kapacitet prodhimi prej 12 trenash me shpejtësi të lartë dhe pritet të kontribuojë me 83,1 milionë dollarë në vit në ekonomi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
