Ekonomi

Turqia dhe Somalia nënshkruajnë protokollin e komisionit të përbashkët të punës

Ministri turk Isikhan shprehu kënaqësinë për forcimin dhe zgjerimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Turqi-Somali në të gjitha fushat

Orhan Onur Gemici  | 14.01.2026 - Përdıtësım : 14.01.2026
Turqia dhe Somalia nënshkruajnë protokollin e komisionit të përbashkët të punës

Ankara

Turqia dhe Somalia nënshkruan të martën "Protokollin e takimit të parë të Komisionit të përbashkët të punës Turqi-Somali dhe planin e veprimit 2026-2027", duke e futur zyrtarisht marrëveshjen në fuqi, sipas një deklarate të ministrisë, transmeton Anadolu.

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët të punës Turqi-Somali u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara.

Ministri turk i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Vedat Isikhan u takua me ministrin somalez të Punës dhe Çështjeve Sociale, Salim Alio Ibro dhe delegacionin e tij me rastin e takimit.

Isikhan tha se protokolli dhe plani i veprimit parashikojnë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në fusha kyçe, përfshirë inspektimet e punës, shëndetin dhe sigurinë në punë, menaxhimin efektiv të migrimit të fuqisë punëtore, trajnimin profesional dhe zhvillimin e standardeve kombëtare të punës.

Pas një takimi dypalësh me Ibro-n, Isikhan kryesoi një takim në nivel delegacioni me homologun e tij.

Ministri turk shprehu kënaqësinë për forcimin dhe zgjerimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Turqi-Somali në të gjitha fushat. Ai theksoi se lidhjet dypalëshe kanë fituar dimension strategjik gjatë viteve.

Isikhan shpreson për një periudhë bashkëpunimi produktiv dhe të orientuar drejt rezultateve. "Si ministri, ne i kushtojmë shumë rëndësi ndarjes së përvojës sonë me palën somaleze në çështjet brenda mandatit tonë dhe synojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në këto fusha", tha ai.

Sipas tij, plani i veprimit 2026–2027 do ta ngrejë bashkëpunimin ekzistues në nivel më të avancuar, do ta zgjerojë fushëveprimin e tij dhe do të ofrojë bazë të fortë dhe të qëndrueshme ligjore për shkëmbimin e informacionit, dokumenteve dhe ekspertëve midis dy ministrive.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın