Turqia, Ekonomi

Turqi, shkalla e papunësisë në mars 13,1 për qind

Shifra shënoi ulje për 0,1 pikë përqindjeje nga muaji i kaluar, sipas TurkStat

Aysu Biçer  | 10.05.2021 - Përdıtësım : 11.05.2021
Turqi, shkalla e papunësisë në mars 13,1 për qind

Ankara

Shkalla e papunësisë së Turqisë u regjistrua në 13,1 për qind në mars, me një ulje prej 0,1 pikë përqindjeje në bazë mujore, njoftoi autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i personave të papunë të moshës 15-vjeç e sipër u rrit me 59.000 në 4,2 milionë në mars krahasuar me shkurtin, theksohet në deklaratën e Institutit Turk të Statistikave (TurkStat).

Shkalla e punësimit u realizua në 44,3 për qind me një rritje mujore me 0,8 pikë përqindjeje pasi numri i të punësuarve shënoi rritje me 550.000 në 28,9 milionë.

Pjesëmarrja e forcës së punës arriti 51 për qind në mars, me 0,9 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e kaluar.

Mbi 32 milionë njerëz marrin pjesë në fuqinë punëtore të vendit, me një rritje prej 610.000 në mars kundrejt një muaji më parë, sipas TurkStat.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në grup moshën 15-24 ishte 25 për qind në mars, duke shënuar një rënie prej 0,7 pikë përqindjeje në bazë mujore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın