Ekonomi

Turqi, rritet me 18 për qind numri i kompanive të reja në tetor

Më shumë se 8.350 kompani të reja janë hapur muajin e kaluar, njoftoi agjencia kryesore e biznesit

Tuba Şahin   | 22.11.2019
Turqi, rritet me 18 për qind numri i kompanive të reja në tetor

Ankara

Numri i kompanive të hapura në Turqi u rrit me 18 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, bëri të ditur sot agjencia kryesore e biznesit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar u hapën 8.352 kompani të reja, nga 7.081 biznese që filluan të veprojnë në tetor 2018, tha Unioni Turk i Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave (TOBB) në një raport.

Tre fushat kryesore të funksionimit midis ndërmarrjeve të reja ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimi dhe ndërtimi.

Në tetor u hapën 1.183 kompani me partnerë të huaj. Ndërsa ky numër ishte 1.504 në tetor të vitit 2018.

Raporti tregoi se 1.199 ndërmarrje dolën nga biznesi në tetor, duke u rritur me 3,2 për qind nga i njëjti muaj vitin e kaluar.

Në janar-tetor, 68.522 ndërmarrje të reja u lançuan, duke treguar një rënie vjetore prej gati 5 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın