Turqia, Ekonomi

Turqi, prodhimi i automjeteve arrin në rreth 212 mijë në janar-shkurt

Eksportet turke të automobilave shënuan rënie me 8 për qind në 2,7 miliardë dollarë në tremujorin e parë, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve

Aysu Biçer  | 12.04.2021 - Përdıtësım : 13.04.2021
Turqi, prodhimi i automjeteve arrin në rreth 212 mijë në janar-shkurt

Ankara

Prodhimi i automjeteve në Turqi, duke përfshirë automjete të lehta komerciale, traktorë dhe automobila, arriti në 211.877 njësi në tremujorin e parë të vitit 2021, sipas raportit të Shoqatës së Prodhuesve të Automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata bëri të ditur se në periudhën janar-mars, shifra kishte shënuar rënie me 10 për qind nga një vit më parë.

Prodhimi i makinave të pasagjerëve shënoi rënie me 16 për qind, duke arritur në 136.882 njësi në të njëjtën periudhë.

Shkalla e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektor ishte 70,1 për qind nga janari në mars.

Për sa i përket shitjeve, tregu i automjeteve, duke përfshirë kamionë të lehtë dhe automjete të tjera, regjistroi rritje me 57 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 156.464 njësi në dy muajt e parë të vitit 2021.

Eksportet e industrisë automobilistike u ulën 8 për qind në 2,7 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë, me 155.457 automjete të shitura.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.