Ekonomi

Turqi, pritet deficit tregtar prej 800 milionë dollarëve në llogarinë rrjedhëse të janarit

Studimi i kryer nga AA tregon se deficiti i llogarisë rrjedhëse në janar parashikohet të jetë mes 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarëve

Muhammed Ali Gürtaş  | 08.03.2019 - Përdıtësım : 08.03.2019
Turqi, pritet deficit tregtar prej 800 milionë dollarëve në llogarinë rrjedhëse të janarit

Ankara

Ekonomistët parashikojnë që bilanci i llogarisë rrjedhëse do të shkaktoj deficit në vlerë prej 800 milionë dollarëve në janar të vitit 2019, sipas studimit të realizuar nga Anadolu Agency (AA).

Vlerësimet e një grupi prej 16 ekonomistëve shkojnë nga 600 milionë deri në 1.2 miliardë dollarë për muajin e parë të vitit 2019. Banka Qendrore e Turqisë do të publikoj bilancin e pagesave të hënën e ardhshme.

Në dhjetor të vitit 2018, bilanci i llogarisë rrjedhësi dha një deficit mujor në vlerë prej 1.4 miliardë dollarëve, pasi në katër muajt paraprak ishte shënuar suficit.

Përpos parashikimit mujor, studimi tregon se bilanci përfundimtar i llogarisë rrjedhëse për vitin 2019 pritet të jep një deficit në vlerë prej 19.5 miliardë dollarëve, me parashikime që shkojnë nga 12 deri në 28 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, bilanci i llogarisë rrjedhëse dha një deficit në vlerë prej rreth 27.6 miliardë dollarë, duke u përmirësuar nga viti 2017 me 47.5 miliardë dollarë.

Këto ishin shifrat më të ulta që nga viti 2009, përderisa deficiti vjetor më i lartë në llogarinë rrjedhëse në dekadën e fundit u shënua në vitin 2011, me 74.4 miliardë dollarë.

Programi i ri ekonomik i Turqisë, i publikuar në shtator të vitit 2018, synon që defici në llogarinë rrjedhëse të jetë në nivel me Bruto Prodhimin Kombëtar, i cili parashikohet të jetë 3,3 për qind në vitin 2019.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın