Turqia, Ekonomi

Turqi, inflacioni vjetor bie në 11.86 për qind në mars

Sipas të dhënave të TurkStat, inflacioni vjetor në mars shënoi rënie nga 12.37 për qind sa ishte muajin e kaluar

Tuba Şahin  | 03.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Turqi, inflacioni vjetor bie në 11.86 për qind në mars

Ankara

Çmimet e konsumit në Turqi u rritën në 11.86 për qind në mars krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi sot Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkalla e inflacionit vjetor në mars shënoi rënie nga 12.37 për qind sa ishte muajin e kaluar, tha TurkStat.

Rritja më e lartë e çmimit muajin e kaluar u shënua tek pijet alkoolike dhe duhani, duke u rritur me 40.19 për qind në bazë vjetore.

Një grup prej 14 ekonomistësh të anketuar nga AA të martën parashikuan se çmimet e konsumit në Turqi do të rriten me 18.81 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e TurkStat tregojnë se në baza mujore, çmimet e konsumit u rritën me 0.57 për qind në mars, në përputhje me pritjet e tregut.

Mesatarja e vlerësimeve për 14 mars nga 14 ekonomistë ishte një rritje prej 0.53 për qind në krahasim me shkurtin.

Qeveria turke synon të arrijë 8.5 për qind të normës së inflacionit për këtë vit siç përcaktohet në programin e saj të ri ekonomik për vitin 2020-2022 të shpallur shtatorin e kaluar.

Banka Qendrore e Turqisë parashikon që inflacioni i fundvitit të jetë në 8.2 për qind në vitin 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın