
Stamboll
Kompania ajrore turke Turkish Airlines ka transportuar 51,2 milionë pasagjerë në shtatë muajt e parë të këtij viti, me një koeficient ngarkese prej 82,1 për qind, transmeton Anadolu.
Turkish Airlines në një deklaratë të postuar në Platformën Publike të Zbulimit të Turqisë (KAP) tha se numri i përgjithshëm i pasagjerëve u rrit me 4,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar nga janari deri në korrik.
Numri i pasagjerëve ndërkombëtarë u rrit me 9 për qind, duke arritur në 19,6 milionë në periudhën janar-korrik.
Koeficienti i ngarkesës së pasagjerëve u rrit me 0,6 për qind në bazë vjetore në të njëjtën periudhë, pasi ai i pasagjerëve ndërkombëtare ishte 81,7 për qind dhe ai i pasagjerëve vendas ishte 85,6 për qind
Kilometrat e vendeve të disponueshme të kompanisë u rritën me 6,1 për qind në 153,9 miliardë në periudhën shtatë-mujore, nga 145,1 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Vëllimi i ngarkesave dhe postës u rrit me 4,4 për qind në 1,21 milion tonë në të njëjtën periudhë në vitin 2025, krahasuar me 1,16 milion tonë në periudhën janar-korrik të vitit 2024.
Flota e kompanisë arriti në 491 avionë në fund të korrikut.
Vetëm gjatë muajit korrik, numri i përgjithshëm i pasagjerëve të Turkish Airlines u rrit me 8,4 për qind në baza vjetore, duke shkuar në 9 milionë.
Pasagjerët e transferuar nga ndërkombëtar në ndërkombëtar në korrik u rritën me 12,8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 3,3 milionë, ndërsa koeficienti i ngarkesës së pasagjerëve u rrit me 0,2 pikë përqindjeje në 85,4 për qind.
Koeficienti i ngarkesës ndërkombëtare në muajin korrik ishte 84,8 për qind, dhe i ngarkesës vendase 90,6 për qind.
Kilometrat e vendeve të disponueshme të kompanisë u rritën me 8,7 për qind, duke arritur në 25 miliardë në korrik të vitit 2025.
Vëllimi i ngarkesave dhe postës së transportuar arriti në 191.100 tonë në korrik të këtij viti, 11,2 për qind më shumë se i njëjti muaj në vitin 2024.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.