Turkish Airlines me të ardhura totale 1,8 miliard dollarë në tremujorin e parë të vitit 2021
Transportuesi ajror postoi humbje reale të operimit prej 41 milionë dollarësh dhe fitim neto prej 61 milionë dollarësh në periudhën janar-mars

Ankara
Turkish Airlines regjistroi 1,8 miliard dollarë të ardhura totale në tremujorin e parë të vitit 2021, me një rënie prej 29 për qind nga viti në vit në vazhdën e kufizimeve të udhëtimit nëpër botë për shkak të pandemisë, njoftoi transportuesi i kryesor i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Në këtë kohë të vështirë, Turkish Airlines arriti të përfundojë tremujorin e parë të 2021 me 41 milionë dollarë humbje reale operative dhe 61 milionë dollarë fitim neto pavarësisht efekteve të krizës së shkaktuar nga COVID-19", tha kompania në një deklaratë me shkrim.
Sa i përket të ardhurave nga ngarkesa, e cila është 46 për qind e të ardhurave totale, ajo regjistroi një rritje prej 77 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në periudhën janar-mars, kur u regjistrua një rënie prej 48 pë qind e kapacitetit të saj të pasagjerëve, Turkish Airlines transportoi gjithsej 6,4 milionë pasagjerë me 74 për qind faktor ngarkese në fluturimet e brendshme dhe 61 për qind faktor ngarkese në fluturimet ndërkombëtare.
Duke komentuar rreth rezultateve financiare, drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines, İlker Aycı tha: "Ndërsa procesi pandemik vazhdon me efekte shkatërruese në industrinë globale të aviacionit, kjo performancë mund të përshkruhet vetëm si 'ngjyra kalimtare'".
Ky sukses, nënvizoi ai, është rezultat i ndërthurjes së ndjenjës kombëtare të kompanisë, aftësive profesionale dhe përvojës në menaxhimin e krizave.
"Ne do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin vetëmohim në mënyrë që të lëmë pas këto ditë të errëta dhe të vazhdojmë të forcohemi në qiell", tha ai.
Sipas të dhënave të prillit, Turkish Airlines zotëron një flotë prej 362 avionësh, 231 me trup të ngushtë dhe 106 me trup të gjerë, së bashku me 25 aeroplanë mallrash.
Sipas të dhënave të shkurtit 2021, Turkish Cargo u bë transportuesi i pestë më i madh i ngarkesave ajrore në botë me një rritje rekord në tregun e mallrave.
Turkish Cargo zgjeroi rrjetin e saj të fluturimit me një rritje të kapacitetit prej 33 për qind në tremujorin e parë të vitit 2021.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.