Ekonomi

Tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke hapet nesër

Në ceremoni pritet të marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Murat Temizer  | 07.01.2020 - Përdıtësım : 08.01.2020
Tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke hapet nesër Foto: AA/Arhiv

Ankara

Tubacioni i gazit natyror Rrjedha Turke, që gazin natyror rus do ta transportojë në Turqi e prej atje në Evropë, do të hapet nesër me anë të një ceremonie që do të organizohet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoni pritet të marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. 

Përfundoi procesi i ndërtimit të Rrjedhës Turke e përbërë nga dy linja nga 935 kilometra, që zgjatet nga qyteti rus Anapa drejt Kıyıköy të provincës Kırklareli. Gjithashtu Stacioni i Kompresorit Russkaya në Anapa dhe Terminali i Pranimit në Kıyıköy janë ndërtuar.

Tubacioni, duke filluar nga 31 dhjetor 2019, është i gatshëm për rrjedhjen e gazit që do të transportojë në mënyrë direkte gazin e Rusisë në Turqi.

Rrjedha Turke ka një kapacitet prej 31,5 miliardë metra kub gaz, ku çdo linjë kanë nga 15,75 miliardë metra kub kapacitet. Linja e parë do të mundësojë rrjedhjen e gazit natyror në Turqi, kurse linja e dytë me kapacitet të njëjtë nëpërmjet Turqisë do të dërgohet në Evropë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın