Trump: Ndaj Indisë do të zbatohen tarifa prej 25 për qind
- "India një pjesë të konsiderueshme të importeve të saj të armëve e plotëson nga Rusia, prandaj duke filluar nga 1 gushti, India do të paguajë tarifë prej 25 për qind", tha Trump

Moskë
MOSKË (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se India, së bashku me Kinën, është vendi që importon më shumë energji nga Rusia, transmeton Anadolu.
Trump ndau një postim në lidhje me Indinë në llogarinë e tij "Truth Social".
"India është një vend mik. Pavarësisht kësaj, ne kemi bërë relativisht pak biznes me ta gjatë viteve sepse tarifat e tyre doganore janë shumë të larta, ndër më të lartat në botë, dhe ata kanë disa nga barrierat tregtare jo-monetare më të vështira dhe më të këqija nga të gjitha vendet", shkroi Trump.
"India një pjesë të konsiderueshme të importeve të saj të armëve e plotëson nga Rusia", theksoi Trump i cili shtoi se "Ata janë ndër blerësit më të mëdhenj të burimeve energjetike të Rusisë, së bashku me Kinën. E gjithë kjo nuk është e mirë. Prandaj, duke filluar nga 1 gushti, India do të paguajë tarifë prej 25 për qind".
Trump tha se për këto arsye India përveç tarifës do të "paguajë një gjobë".