Ekonomi

Trump emëron Stephen Miran për të shërbyer në Bordin e Rezervës Federale

Trump tha se Miran do të zërë vendin e sapo lënë bosh në bord deri më 31 janar

Gökhan Ergöçün  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 07.08.2025
Trump emëron Stephen Miran për të shërbyer në Bordin e Rezervës Federale

Istanbul

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kryetarin e Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë, Stephen Miran, për të shërbyer në Bordin e Rezervës Federale (FED), transmeton Anadolu.

Trump tha se Miran do të zërë vendin e sapo lënë bosh në bord deri më 31 janar.

“Ndërkohë, do të vazhdojmë kërkimin për një zëvendësues të përhershëm”, u shpreh ai.

“Stephen ka doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Harvardit dhe ka shërbyer me nder në Administratën time të Parë”, shtoi ai.

“Ai ka qenë me mua që nga fillimi i Mandatit tim të Dytë, dhe ekspertiza e tij në botën e ekonomisë është e pakrahasueshme. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyer. Urime, Stephen!”, tha presidenti amerikan.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın