Ekonomi

"Tregtia turko-britanike synon të arrijë në 20 miliardë dollarë"

Kreu i DEIK-it, Osman Okyay njoftoi se tregtia dypalëshe turko-britanike vitin e kaluar ishte 16.3 miliardë dollarë, me pjesën më të madhe, respektivisht 11.2 milionë dollarë, të përbërë nga eksportet turke

Gökhan Ergöçün  | 22.05.2020 - Përdıtësım : 22.05.2020
"Tregtia turko-britanike synon të arrijë në 20 miliardë dollarë"

Stamboll

Sipas një udhëheqësi të lartë të biznesit turk, zyrtarët britanikë synojnë që deri në vitin 2023 të rrisin tregtinë dypalëshe me Turqinë deri në 20 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë (DEIK), Osman Okyay njoftoi se tregtia dypalëshe turko-britanike vitin e kaluar ishte 16.3 miliardë dollarë, me pjesën më të madhe, respektivisht 11.2 milionë dollarë, të përbërë nga eksportet turke. 

Mbretëria e Bashkuar ishte ndër 17 vendet ku Turqia rriti eksportet në pesë sektorë prioritarë, gjegjësisht në sektorin e makinerisë, automobilistik, elektrikës dhe elektronikës, si dhe në sektorin e kimikateve dhe industrisë ushqimore. 

Siç thotë Okyay, nëse Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) arrijnë një marrëveshje deri në fund të këtij viti, Brexit-i ofron mundësi të konsiderueshme për rritjen e vëllimit të tregtisë dypalëshe.

"Për shkak të Unionit Doganor (Turqi-BE), Turqia nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë (FTA) me Mbretërinë e Bashkuar para përfundimit të marrëveshjes BE-Mbretëri e Bashkuar", tha Okyay.

Duke theksuar se ekzistojnë negociata jozyrtare për një marrëveshje të tregtisë së lirë midis dy vendeve, Okyay theksoi se qëllimi është të arrihet një marrëveshje që nga janari i ardhshëm. 

Do të ngrihen qendra lokale të furnizimit

Duke iu referuar koronavirusit të ri (COVID-19), Okyay tha se pandemia ndikoi në tregtinë midis dy vendeve, me rënien e eksporteve të Turqisë në 57 për qind në muajin prill në bazë vjetore.

Pas pandemisë, thekson Okyay, zinxhirët e furnizimit global do të ndryshojnë, qendrat lokale do të rriten, ndërsa për Turqinë ka përparësi të konsiderueshme pasi ka kapacitet prodhimi në rajonin e saj.

Ai tha se eksportet kryesore të Turqisë në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë makineritë elektrike dhe pajisjet, por eksportet e Kinës në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin sektor janë 14 herë më të larta.

Në situatën aktuale, tha ai, Turqia mund të plotësojë hendekun, duke shtuar se vendi ka një avantazh në sektorin automobilistik.

Okyay shtoi se sektori i mbrojtjes është një sektor i rëndësishëm për të dy vendet dhe se bashkëpunimi në këtë fushë midis Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të fitojë më shumë rëndësi pas Brexit-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.