Ekonomi

Të ardhurat e Egjiptit nga Kanali i Suezit arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në prill

Në një deklaratë, Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se rruga ujore ndërkombëtare arriti 629 milionë dollarë të ardhura në prill

Ekip  | 01.05.2022 - Përdıtësım : 02.05.2022
Të ardhurat e Egjiptit nga Kanali i Suezit arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në prill

Ankara

Autoriteti i Kanalit të Suezit i Egjiptit tha se të ardhurat mujore të kësaj rute arritën nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në prill, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Autoriteti i Kanalit të Suezit tha se rruga ujore ndërkombëtare arriti 629 milionë dollarë të ardhura në prill, një rritje prej 13,6 për qind nga 553,6 milionë dollarë në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Rruga ujore strategjike rriti tarifat e tranzitit për anijet që nga viti i kaluar pas një lulëzimi në lëvizjen e tregtisë globale.

Në vitin 2021, Kanali i Suezit regjistroi të ardhurat e tij më të larta, duke arritur në 6,3 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, lundrimi në Kanalin e Suezit u ndërpre kur anija gjigante e mallrave Ever Given ngeci dhe bllokoi rrugën ujore për gati gjashtë ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın