Ekonomi

Shitjet e Teslës shënuan rënie në BE për shkak të konkurrencës kineze

Kompania e automjeteve elektrike Tesla e miliarderit Elon Musk shiti 150.504 njësi në BE vitin e kaluar. Ndërkohë shifra në vitin 2024 ishte 242.436

Mücahithan Avcıoğlu  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
Shitjet e Teslës shënuan rënie në BE për shkak të konkurrencës kineze

Istanbul

Shitjet e gjigantit amerikan të automjeteve elektrike (EV) Tesla në Bashkimin Evropian ranë me 37.9 për qind në bazë vjetore në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara sot nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA)​​​​​​, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të ACEA-s, kompania e automjeteve elektrike Tesla e miliarderit Elon Musk shiti 150.504 njësi në BE vitin e kaluar. Ndërkohë shifra në vitin 2024 ishte 242.436.

Pjesa e tregut të kompanisë ra gjithashtu në 1.4 për qind në vitin 2025, nga 2.3 për qind në vitin 2024. Vetëm në dhjetor 2025, shitjet e Teslës ranë me 31.9 për qind në BE krahasuar me dhjetorin 2024, duke zbritur në 21.485 njësi.

Në Evropë, përfshirë BE-në, Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shitjet e Teslës ranë me 20.2 për qind në dhjetor dhe me 26.9 për qind vitin e kaluar. Shitjet e përgjithshme të makinave elektrike me bateri u rritën me 29.9 për qind në 1.88 milion njësi në BE vitin e kaluar.

Ndërkohë, BYD kineze, një nga konkurrentët kryesorë të Teslës, pa shitjet e saj në BE të rriteshin me 227.8 për qind nga viti në vit në 128.827 njësi. Pjesa e tregut e BYD u rrit në 1.2 për qind në vitin 2025 nga 0.4 për qind në vitin e kaluar.

Shitjet e Teslës kanë rënë me shpejtësi në Evropë këtë vit, pjesërisht për shkak të qëndrimeve politike kontroverse të Musk, ndërhyrjes së tij në politikën evropiane dhe konkurrencës së shpejtë nga markat kineze.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.