SHBA-ja do të presë takimin e financave të G20-ës në Karolinën e Veriut nga fundi i gushtit
Sekretari i Thesarit tha se Asheville do të presë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-ës nga 31 gushti deri më 1 shtator, pas një takimi të zëvendësve më 29-30 gusht
Washington
Departamenti i Thesarit ka bërë të ditur se SHBA-ja do të presë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-ës në Asheville, Karolina e Veriut, nga fundi i gushtit deri më 1 shtator, transmeton Anadolu.
“Falë politikave ekonomike pro zhvillimit të presidentit Trump, ekonomia e SHBA-së po arrin nivele historike dhe si udhëheqëse e Pistës së Financave të G20-ës, Thesari do të shfrytëzojë suksesin e dëshmuar ekonomik të Amerikës dhe do ta rikthejë G20-tën te misioni i tij themelor duke ndjekur një qasje të thjeshtuar dhe të orientuar drejt rezultateve”, tha sekretari Scott Bessent.
Bessent tha se Asheville do të presë ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të G20-ës nga 31 gushti deri më 1 shtator, pas një takimi të zëvendësve më 29-30 gusht.
“Përzgjedhja e Ashevilleit historike pasqyron angazhimin e administratës së Trumpit për rigjallërimin dhe qëndrueshmërinë e Karolinës së Veriut perëndimore, e cila vazhdon të rindërtohet pas ndikimit shkatërrues të Uraganit Helene”, shtoi ai.
Sipas deklaratës, Trump do të presë samitin e liderëve të G20-ës më 14-15 dhjetor në Trump National Doral në Miami, Florida.
SHBA-ja do të presë 20 ekonomitë më të mëdha të botës për herë të parë që nga viti 2009, në përkim me 250-vjetorin e Amerikës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
